E hënë, 14 Qershor, 2021
14.5 C
Tirana

Arta Dade zbulon emrin që mund të zëvendësojë Ramën

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, është e mendimit se për t’i dhënë një zgjidhje situatës politike në vend, kryeministri Rama duhet të dorëhiqet. E ftuar në emisionin “I Ftuari” të Endri Xhafos, Arta Dade tha se e vetmja alternativë për të zhbllokuar këtë situatë është largimi i Ramës, ku për të, është i përfshirë në një sërë skandalesh.

“Ambasadori italian tha sot se mazhoranca duhet të hedhë një hap për të zgjidhur problemin. Unë kam qenë me këtë variant, madje unë kam shkuar edhe më tej, duke thënë se kryeministri duhet të largohet, në mënyrë që ta zgjidhë dhe ta zhbllokojë këtë situatë.

Të largohet si kryeministër jo se e kërkon opozita, por ka një intensitet shumë të lartë skandalesh. Vetëm njëra do të mjaftonte që një kryeministër në një vend demokratik të largohej dhe kostot e kësaj qeverie nuk ka pse i merr forca politike që mendohet se e ka mandatuar këtë qeveri”.

Dade ka dhënë alternativën e saj se kush mund të ishte një kryeministër potencial, nëse Rama do të largohej. Ajo do të ishte pro emrit të Braçes, por kurrsesi të Gent Cakaj. Dade shpjegon më tej se ministri Cakaj vjen nga oborri i Ramës, dhe se është pa përvojë e pa personalitet.

“Edhe nëse do të mendonim se PS nuk ka një njeri tjetër për t’u bërë kryeministër, ky është një qëndrim shumë i gabuar. Për mua, çdo ministër që ka një mandat përfaqësimi, por ama që ka edhe përgjegjësi politike, sigurisht që mund të ishte një kryeministër potencial. Pse jo edhe Erjon Braçe, është zëvendëskryeministër”.

E pyetur nëse ky mund të ishte edhe Gent Cakaj, ajo përgjigjet: “Gent Cakaj nuk ka fare lidhje me PS, vjen nga oborri i Ramës. Një nga arsyet që unë dola publikisht e nuk durova më, ishte pikërisht ajo që u bë me Ministrinë e Jashtme, emërimi i një njeriu pa përvojë dhe pa personalitet. Kjo është tallje me institucionet e vendit”.

Lexo edhe :   PS, vetia vetëtransformuese e një force politike
Lexo edhe :   Dorëheqja e Ruçit/ Rama: ''M'u prenë krahët''

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një ditëlindje dhe një ditëvdekje

Nga Sokol Balla Gramoz Ruçi bën 70 vjeç në dhjetor, por zëre se ditëlindja e tij ka qënë dje. Tre dekadat e jetës politike të...

Euro 2020/ Hollanda mund Ukrainën në ndeshjen emocionuese me 5 gola

Takim i mbrëmjes, ai midis Hollandës dhe Ukrainës është mbyllur me vrull pasi plot 5 gola u shënuan në pjesën e dytë. Hollanda fitoi...

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët....

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...