E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Arta Dade i drejtohet ashpër Ramës: Vëri gishtin kokës, s’ka faj Macron

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, duke komentuar “JO”-në që Shqipëria mori nga Këshilli Evropian, u shpreh se vendi nuk i ka përmbushur detyrat e shtëpisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Dade tha se ky refuzim nuk kishte të bënte me problemet e brendshme të BE-së, teksa shton se Evropa ka pasur probleme edhe në vitet, kur janë hapur negociatat për Serbinë apo Kroacinë.

“Më duket se është një shtyrje më tepër se një “JO”. BE është i interesuar për stabilitet në fqinjësinë e tij. Prej më shumë se 20 vite është investimi i BE në rajon, aq më tepër për Shqipërinë.

Nuk besoj se është momenti që ne të tregojmë me gisht Francën, në fakt pati dhe vende të tjera, që e kanë përgatitur Shqipërinë, dhe politikanët, si Holanda, Danimarka, por edhe vende të tjera, kur u diskutua që Maqedonisë t’i jepej shansi dhe Shqipëria të mbetej në klasë. Jam dakord që ka problematikën e vet BE, por edhe vitet e mëparshme ka pas probleme, por Serbia ka hapur negociatat, Kroacia, etj.

Kam qenë e pranishme në Parlamentin holandez, kur kryeministri adresoi shqetësimin për shqiptarët që vinin për azil. Ju kujtohet ish-ambasadori i Gjermanisë , që iu bëri thirrje shqiptareve për t’iu treguar se nuk ishte ajo rruga. Mbetet për t’u bërë më shumë përpjekje. Liberalizimi i vizave nuk do të thotë lëvizje e lirë, do të thotë që ti hyn në Shengen pa viza. Ndërsa liberalizim do të thotë që qytetarët e një vendi të hyjnë të lirë kudo dhe të kërkojnë punë. Nuk është njëlloj të shkosh si azilant, është qeveria që duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Është një dukuri që ka ndodhur vitet e fundit”, deklaroi Dade.

Pjesë nga intervista:

Rama tha se dielli do të lindte me 19 tetor, edhe nëse Shqipëria do merrte “JO” …

Nuk është qasja e duhur në mënyrë të veçantë për një kryeministër, pasi ky duhet të jetë një moment reflektimi. Asnjëherë kur ka dështime, unë nuk kam vënë re as te kryeministri edhe as te politikanë të tjerë të mazhorancës që të vënë gishtin ndaj vetes. Nuk besoj se problemet që ka vetë BE do ta pengonin Zvicrën, Norvegjinë apo Islandën për t’u anëtarësuar. Duhet ta shohim gjithçka brenda vetes sot. A i kemi bërë detyrat e shtëpisë. Shqipërisë nuk i ka munguar mbështetja e partnerëve tanë, nuk ka dashakeqësi.

Lufta kundër korrupsionit a ka dhënë rezultate, apo korrupsioni ka vajtur në të gjitha nivelet. Më lejoni të kujtoj aferën e madhe korruptive, për të cilën nuk kemi asnjë përgjegjësi, 1 km rrugë të kushtojë 20 mln euro. Ka një rënie nga të gjitha nivelet, kemi rënie të biznesit, të përthithjes së investimeve të huaja.

Nuk dua të komentoj fare individët që përfaqësojnë mazhorancën, pasi qeveria si do që të jetë në punën e saj, ka diçka për të përmirësuar.

Kur vendet e BE binden që ka progres dhe rezultate të prekshme në luftën kundër krimit, korrupsionit, në reformat e brendshme, hapin negociatat. Nuk është përgjegjës Macron për shqiptarët, që kanë vajtur e kërkojnë azil atje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...