E enjte, 21 Janar, 2021
14 C
Tirana

Arsyet pse Meta është politikani më i trembur dhe bën si i fortë

Nga: Spartak Ngjela

Ja pyetjet dhe përgjigjet që duhet të ngrihen për të sqaruar gjendjen e sotme në Shqipëri.

l.

Pse është trembur kaq shumë Ilir Meta dhe po flet përçart me kërcënime fëminore?

Sepse po ngrihet Gjykata Kushtetuese, dhe ky do shkojë drejt shkarkimit si president, sepse ka bërë shumë shkelje.

Pse Meta është ngritur kaq hapur kundër politikës amerikane dhe ambasadores amerikane Yuri Kim?

Sepse ambasadorja, botërisht ka vënë kusht për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Madje i ka vënë maxhorancës edhe datë për fillimin e saj institucionalisht. Por, ja, ka edhe diçka tjetër: amerikanët kanë prova që Meta nuk luan për interesin e Shqipërisë, edhe pse ndërkohë është president i Shqipërisë.

Po pse bërtet dhe bën si i fortë ky Ilir Meta?

Sepse është i trembur. Meta është si ai i vetmuari, natën, në pyll, i cili bërtet me zë të lartë nga frika që i ndërkall pylli.

Nuk ka frikë Meta që flet kundër Amerikës, kur shqiptarët janë 97 përqind pro amerikanë?

Mendon se tremb Amerikën, si ai i tremburi vetmitar në pyll, që mendon se me klithmat e tij do të trembë luanët.

Po Gjykata Kushtetuese mund të pengohet nga presidenti Ilir Meta?

Ai mendon se nuk do t’u dalë gjyqtarëve për të dëgjuar betimin e Gjykatës para tij.

Po, a mund të mos dalë për betimin e Gjykatës Kushtetuese presidenti i Republikës kur kjo është kërkesë Kushtetuese?

Edhe mund ta bëjë, por ai është krim që presidenti mund të arrestohet në flagrancë, njëlloj si për çdo goditje antishtet.

Po ambadadorja e Amerikës në Tiranë, a do t’i përgjigjet Metës?

Nuk besoj, sepse ekspertiza amerikane e ka çmontuar plotësisht Ilir Metën, dhe bashkë me të, të gjithë korrupsionin e lartë shtetëror dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

Zhvillimi shqiptar sot është bllokuar nga korrupsioni i lartë shtetëror dhe nga krimi i organizuar, i lidhur me të.

Por, le ta shohim këtë çështje edhe më konkretisht.

ll.

Korrupsioni në Shqipërinë aktuale,

esencialisht është i lidhur me krimin e organizuar, sepse, në fakt, kjo është natyra e korrupsionit të lartë shtetëror në të gjithë botën.

Lexo edhe :   Financimi i rrugës Vlorë-Orikum/ Meta: Qeveria shkeli kushtetutën

Por, kjo simbiozë kriminele është shumë e rrezikshme. Kur Meta me naivitet flet për forcë dhe për vrasje, shpresën e ka te krimi i organizuar.

Kjo është arsyeja pse tani që pritet të fillojnë proceset penale, duhet profesionalizëm i nivelit të lartë dhe angazhim i drejtepërdrejtë ndërkombëtar në lidhje me krimin e organizuar në Shqipëri.

Krimi i organizuar në Shqipëri nuk është solid drejt akteve publike kriminale, sepse në natyrë është frikacak. Por, gjithsesi, profesionalizmi duhet të dominojë gjendjen kur të fillojë goditja penale. Kjo gjendje, ka nevojë për eksperiencën e FBI -së.

Këto janë kushte të domosdoshme.

lll.

Po korrupsioni i lartë shtetëror në çfarë pozitash është? Këtij, a i është identifikuar paraja e vjedhur?

Lexo edhe :   Kryemadhi: Unë dhe Iliri dikur shkruanim letra, tani dashuria është me telefon

Po. Korripsioni i lartë shtetëror është i gjithi i kapur. I janë identifikuar paratë.

Në funksion të kësaj, edhe organet e drejtësisë në Shqipëri, duhet të tregohen shumë profesionalë.

Në lidhje me këtë, shërbimet ndërkombëtare dhe FBI duhet të bëjnë procesin e identifikimit të provës për kapitalin bankar që ka korrupsioni dhe krimi i organizuar kudo, dhe, me vendimet për konfiskim të gjykatës shqiprare, si para të ardhura nga krimi, duhet të tërheqin në Shqipëri të gjitha ato para që tani janë nëpër banka ndërkombëtare.

Duhet të ketë përgatitje profesionale në lidhje me goditjen, se krimi i lartë do të hedhë në veprim krimin e rrugës, do të përdorë paratë përkundër hetimit si proces, dhe hetuesëve si subjekte të të provuarit. Pikërisht kjo gjendja, e mban rrezikun brenda vetes.

Po, a e dinë ndërkombëtarët këtë. Sigurisht që e dinë.

Kurse shqiptarët po presin me padurim që të shohim të kthyera paratë e tyre që, pasi ua kane grabitur, edhe i kanë fyer e po i kërcënojnë. Një i tillë është edhe Ilir Meta, që del si një kampion i hiçit, dhe që mendon se me klithma hiçi do të trembë aleancën shqiptaro-amerikane. (!)

Gjithsesi, kjo reformë antikorrupsion, duke u nisur nga sjellja vulgare e Ilir Metës, kuptohet se do të fillojë nga Meta, por ky fillim sigurisht që do t’i gëzojë shumë shqiptarët, të cilët mezi po e presin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vrau kunatën dhe e hodhi në liqen, burg përjetë për autorin (Emri)

Dashamir Xhepa, i cili akuzohet se vrau kunatën e tij dhe më pas e hodhi në liqenin e Sharrës, është dënuar me burgim të...

Ndryshime në qeveri: Eugena Tomini, zv/Ministrja e re e Shëndetësisë

Eugena Tomini është emëruar zv/ministre e Shëndetësisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë dhe është botuar tashëm në fletoren zyrtare. Tomini deri më tani...

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...