Arsenali ka gjetur zgjidhjen ideale për të blinduar shqiptarin Granit Xhaka. Sipas mediave britanike, drejtuesit e Arsenalit po mendojnë që t’i ofrojnë mesfushorit shiritin e kapitenit.
Oferta duket se vjen pas interesimit të ekipit të Atletiko Madrid për shërbimit e Xhakës, i cili iu bashkua Arsenalit në 2016-ën dhe ka bërë 130 paraqitje me ekipin.
Xhaka tashmë konsiderohet si një nga kandidatët më të mundshëm për të marrë shiritin e kapitenit, pasi edhe Lorent Koshielnin është drejt largimit, ndërsa Ozil nuk ka më statusin e të paprekshmit në skuadër.