Një burrë rreth tridhjetë vjeç u plagos rëndë në bark në qendër të qytetit të Nices në Francë. Ndaj të dyshuarit është ngritur aktakuzë dhe është caktuar masa e paraburgimit.
Një shtetas shqiptar është vendosur në paraburgim këtë të mërkurë në kuadër të hetimeve për tentativë vrasje. Sipas informacioneve, ky person është arrestuar të hënën e kaluar, një ditë pas një sulmi me thikë në qendër të qytetit të Nicës.