E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

Arrestohet i dënuari për drogë dhe 35-vjeçari që zaptoi hapësirën publike

Policia ka vënë në pranga dy shtetas, pasi njëri po ndërtonte lokal në bregdetin e Durrësit, e tjetri zaptoi hapësirën publike. Uniformat blu të Durrësit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet P. M., 32 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë në fushën e narkotikëve. Ky shtetas në vendin e quajtur “Plazhi Sektor Rinia”, Durrës, në bregdet ka ndërtuar një objekt (lokal), pa lejen e organeve kompetente, me qëllim përfitimi.

E ndërsa shtetasi me inicialet A. P., 35 vjeç, banues në Durrës, në lagjen nr. 15 Porto Romano, kishte ndërtuar me dërrasa një objekt si dhe kishte zënë me shezlongë një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve kompetente.

Njoftimi i policisë

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe zënien e hapësirës publike.

Vihen në pranga dy shtetas, për veprat penale “Ndërtim pa leje” dhe “Pushtim toke”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre shtetasve që ndërtojnë pa leje apo zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme, arrestuan në flagrancë shtetasit: P. M., 32 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë në fushën e narkotikëve. Ky shtetas në vendin e quajtur “Plazhi Sektor Rinia”, Durrës, në bregdet ka ndërtuar një objekt (lokal), pa lejen e organeve komentete, me qëllim përfitimi. A. P., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15, Porto Romano, kishte ndërtuar me dërrasa një objekt si dhe kishte zënë me shezlongë një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve kompetente. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe :   Pranga 48-vjeçarit, fuste në kurth pronarët e karrotrecave për të mos paguar
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...

SHBA/ Sulmuesi realizon euro gol nga mesfusha (Video)

Në ndeshjen midis Karolinës së Veriut me Riçmond Kikers e përfunduar me rezultatin 4-0 për skuadrën vendase, është realizuar një supergol nga gjysmëfusha. Sulmuesi Robert...

A do të lëkunden raportet turko-serbe pas deklaratës së Erdogan për Kosovën?

“Në qoftë se kushdo sjell vendim për njohjen e Kosovës si të pavarur, në të njëjtin moment ne do të nisim fushatën për tërheqjen...

Çfarë e bën ndryshe lidershipin e mandatit të tretë të PS

Nga Alfred Peza Edi Rama kishte premtuar që në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, që e riktheu PS në pushtet, se nuk...

Me drogë në makinë, shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Azem Hajdari, djali i vogël i deputetit të ndjerë me të njëjtin emër, është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit mbrëmjen e sotme. Sipas...