Kronikë

I tradhtoi jeta e luksit, pranga dy shqiptarëve në Britani (Foto+Video)

               Publikuar në : 15:42 - 12/06/19 Enno

Policia britanike ka zhvilluar një aksion sekret ku në pranga kanë rënë 17 anëtarë të një bande kriminale që transportonte miliona euro drogë. Mes të arrestuarve bëjnë pjesë edhe dy shqiptarë. të identifikuar si Taulant Paja dhe Islam Grana, të cilët do të qëndrojnë në burg përkatësisht 6 dhe 7 vjet.

Sipas mediave britanike policia ka rënë në gjurmë të anëtarëve të bandës kriminale, pasi ata bënin jetë luksi. Në videot e publikuara duket qartë se fitimet nga biznesi i drogës ishin të mëdha, pasi në tavolina duken shumë para dhe ata që festojnë.
Ndërsa mediat e huaja kanë publikuar edhe videon e momentit kur njëri prej pjesëtarëve të bandës, Jamie Simpson është arrestuar, pasi policia rrethoi automjetin e tij tip Ford Transit. Oficerët kanë gjetur 185 kg kokaine të pastën, me një vlerë 20 milionë £, të fshehura brenda në makinë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT