Shqipëria

Arrestohen 3 banorë të Astirit, gratë mblidhen në protestë


               Publikuar në : 09:55 - 10/10/19 Enno

Partia Demokratike bën të ditur se disa nga banorët e Unazës së Re janë shoqëruar mëngjesin e sotëm nga policia.

PD ka shpërndarë për mediat një video nga momenti kur forca të policisë kanë kryer shoqërimin e disa prej banorëve.

Në videon më poshtë, shikohet momenti i arrestimit të Skënder Dodës. Ndërkohë që Panorama raporton se përveç tij, është arrestuar edhe Gramoz Shehu dhe Ilir Katiraj.

“Banorët e Unazës së Re njoftuan se janë shoqëruar ne polici disa nga zërat kryesore të protestës. Edhe në këto momente policia është atje, ndërsa gratë po mblidhen tek vendi i protestës”, njofton PD.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT