E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Arrestimi i kryebashkiakut Tushe/ Lubonja: Show, banda është partia-shtet

Analisti i njohur Fatos Lubonja, e ka cilësuar si një fasadë arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjes dhe 10 zyrtarëve të tjerë nga SPAK. Këtë deklaratë, Lubonja e bëri ditën e sotme në rubrikën ”Opinion” në News24.

Sipas tij, ky operacion i SPAK po i shërben drejtësisë për të legjitimuar vetveten, teksa shtoi se banda është partia-shtet, dhe se Tushe është vetëm bishti i kësaj bande.

Fatos Lubonja: ”Unë mund të jap një përgjigje duke cituar një thënie të njohur; peshku qelbet nga koka. Problemi ynë është që tashmë qelbja e peshkut është e gjitha, i gjithi është i tillë. Ka nisur nga koka, se nga ajo buron. Pikëpyetja që ngrihet është se; ky sistem i drejtësisë është jashtë peshkut apo brenda tij?! A vepron ai?! Kam dyshime të mëdha. Kemi një përvojë të gjatë. Pyetja e parë është; si ka mundësi që ky sistem drejtësie që po të jetë jashtë peshkut, se ka ndjerë qelbjen e kokës. Këto janë bishta, dhe merret me ta. Nuk merret me të tërën, dhe kjo të çon te dyshimi se kemi të bëjmë me një show, fasadë dhe i shërben drejtësisë së re për të legjitimuar vetveten. Nga ana tjetër, heshtja e tyre, siç është heshtja e SPAK për masakrën elektorale, apo dhe për kryebashkiakun, në zyrën e tij u hodh një bombë. Të gjithë mendojmë se aty kishte ndonjë aferë korruptive, larje hesapesh. Nëse kemi një parti shtet që po forcohet, është banda e këtij vendi, ndërsa ai, Tushe është bishti i kësaj bande. Na dalin kryetar bashkie njëri pas tjetrit të korruptuar. Por kush i ka vënë ata atje?! Kjo është çështja.”

Kryebashkiaku Fatos Tushe dhe 10 bashkëpunëtorë të tij janë arrestuar nga SPAK, pasi janë të përfshirë në një tender abuziv të ditëve të fundit, prej 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës.

Lexo edhe :   Çfarë mendojnë francezët për SPAK? Hoxha: Duhen kapur peshkaqenët e mëdhenj
Lexo edhe :   Një gazetar në rrjetën e SPAK, përgjime për pagesa në mijëra euro

Tushes i janë vënë prangat në zyrën e tij, e ndërsa nga sa është mësuar deri më tani kreu i këti grupi ishte Flamur Peqini, kreu i Ndërmarrjes së Pasurive Publike dhe njëherazi ish- kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnje.

Favorizimi i një kompanie për rehabilitimin e një kanali vaditës në Lushnjë me vlerë 24 mln lekë, duket se është bërë shkak i akuzave për kryebashkiakun Tushe.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...