E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

Arrestimi i kolegëve/Mjekët e “Traumës” 1 orë protestë: Nuk jemi ne kriminelët!

“Bluzat e bardha” të Spitalit Ushtarak të Tiranës kanë dalë këtë paradite në protestë, për të kundërshtuar dënimin e mjekëve Ervin Sulaj dhe Serdi Memini, si dhe infermieren nga Shkodra, Diellë Macaj, të cilët u akuzuan se morën ryshfet për operacionin e të riut që u plagos në masakrën e Velipojës.

Protesta e sotme ishte paralajmëruar dje nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor. Kjo Sindikatë kërkon që mjekët të mos trajtohen si kriminelë. Sipas mjekëve, tubimi do vijojë çdo ditë nga një orë, për të kundërshtuar trajtimin e kolegëve si kriminelë. Madje mjekët kanë kërkuar që të reflektohet edhe në Kodin Penal, që ata të mos trajtohen si kriminelë. Sipas tyre, mjekët nuk duhen prangosur, pa u faktuar akuza.

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor lexoi gjithashtu dhe një deklaratë nga protesta, ku theksoi se do të vijojë të mbrojë figurën e mjekut, duke paralajmëruar përshkallëzim të situatës, nëse nuk do të ketë zgjidhje të problemit.

Deklarata e Sindikatës:

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor përcjell me sbqetësim situatat e krijuara nga paragjykimi që i bëhet kolegëve mjekë duke hedhur baltë mbi punën vetëmohuese dhe të pavlerësuar për dhënien e shëndetit dhe uljen e heqjen e vuajtjeve të pacienteve me të cilët ata punojnë.

Kjo Sindikatë distancohet nga çdo lloj veprimi abuziv dhe korruptiv që mund të kryhet në emër të dhënies së shërbimit shëndetësor nga bluzat e bardba, por nuk mund të lejoj që këto bluza të bardha të cilat shpëtojnë jetën e njerëzve pa bërë dallimin në janë të bardhë apo të zinj, të kuq apo blu, të trajtohen njësoj sikurse kriminelët të cilët marrin këtë jetë të çmuar për secilin nga ne.

Sindikata nuk e sheh oportune ndalimin e një mjeku i cili nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore, bazuar kjo në nenin 228- 229 të kodit penal dhe madje e konsideron të shpejtuar veprimin e prokurorisë për masën e sigurisë “Arrest me burg” për diskutime të të tretëve nëpër telefona të cilët përmendin emra të ndryshëm pa asnjë provë tjetër dhe kur mundësia për t’ju shmangur hetimit, ndikuar në të apo për t’u larguar është inekzistente.

Ligji parashikon se ndalimi bëhet kur pretendohet se vepra penale është në kryerje e sipër dhe më pas arresti me burg kërkohet dhe vendoset nga gjykata kur individi apo punonjësi i arrestuar ka rrezikshmëri të lartë shoqërore, ka mundësi të manipulojë provat apo rrezikon t’i largohet hetimit apo drejtësisë.

Mjekët dhe punonjësit shëndetësor nuk janë të asnjerës prej këtyre kategorive pasi ata nuk kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore, nuk kanë asnjë mundësi të ndikojnë apo manipulojnë provat dhe nuk kanë asnjë interes të largohen dhe t’i fshihen drejtësisë pasi në atë rast do të humbnin gjithçka kishin arritur në punë dhe profesion.

Për të gjitha arsyet e mësipërme ndalimet apo arrestimet e kryera të mjekëve me show publik dhe mediatik pa asnjë provë të drejtpërdrejtë janë abuzive dhe në kundërshtim me ligjin dhe shkelje e hapur dhe cënim i integritetit personal dhe profesional të punonjësve shëndetësorë.

Sindikata jonë, si përfaqësuese legjitime e tyre kërkon nga organet policore, hetimore dhe gjyqësore ndalimin e menjëhershëm të këtyre abuzimeve dhe njëkohësisht garanton të gjithë punonjësit shëndetësor se do t’i ndjekë deri në fund dhe me çdo mënyrë çdo rast abuzimi të kësaj natyre.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Detaje të reja të rënda kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku mbeti...

E vr*u për pronën/ “I trembem hakmarrjes”, vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

Pak ditë më parë, një sherr mes kushërinjve për pronën në Lushnje përfundoi me një të vrarë. Autori i krimit, Kastriot Hasalla pritet të...

‘Cënoi besimin e publikut’, KPA shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), shkarkoi nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Në vendim thuhet se Hajdarmataj ka cënuar besimin...