E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Arrestimi i gjyqtares Hoxha, gazetarja: Kemi të bëjmë me një grup kriminal

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha bëri shumë bujë në opinionin publik, pasi ajo kishte liruar nga burgu disa persona të dënuar me burgim të përjetshëm.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se nga hetimet rezulton se Hoxha nuk ka qenë e vetme në veprimtarinë e saj, pork a dyshime se kemi të bëjmë me nëj grup të strukturuar kriminal brenda sistemit të drejtësisë.

Ajo tha se Prokuroria ka heshtur në të gjitha rastet e lirimit të të dënuarve, ndërsa Shërbimi i Provës ka deklaruar se këta njerëz nuk kanë probleme.

“Gjyqtarja Enkeleda Hoxha nuk rezulton se ka qenë e vetme në veprimtarinë e saj. Prokuroria ka heshtur në të gjitha rastet e Hoxhës, kur të dënuarit janë liruar me kusht. Shërbimi i Provës deklaroi se këta njerëz nuk kanë probleme. Rezultojnë se ka kompani që thonë se këta persona do të merreshin në punë.

Ka dyshime për një grup të organizuar që funksiononte si i tillë. Edhe me burgjet dyshohet se ka bashkëpunim. Shorti ka shkuar përherë tek e njëjta gjyqtare. Si ka mundësi që të shkojë çështja gjithmonë tek kjo gjyqtare? Janë pikëpyetje që po hetohen nga SPAK”, tha Lala në ”News24”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...

Ukraina hedh në plehra vaksinat anti-covid, mjekët refuzuan t’i marrin

Ukrania ka hedhur poshtë disa doza vaksina anti-covid pasi mjekët kanë refuzuar që t’i marrin. Në lidhje me këtë ka folur edhe kreu i Partisë...

A mund ta kishin pushtuar dot britanikët Bashkimin Sovjetik?

Më 2 shtator 1945, presidenti amerikan Herri Truman, shpalli fundin e Lufës së Dytë Botërore. Me dorëzimin e Japonisë, bota mund të merrte frymë...

Takimet në Bruksel, Rama: Vlerësime shumë të mira për Shqipërinë

Kryeminstri Edi Rama e cilësoi si një ditë pozitive dhe produktive vizitën e tij në Bruksel ditën e sotme. Edhe pse në momente të vështira...

E bujshme nga Italia, PSG nis bisedimet për Elseid Hysajn

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar së fundmi në mediat italiane. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili mund të...