E diel, 17 Tetor, 2021
17.5 C
Tirana

Arrestimet, shpresë për drejtësi apo makiazh i qeverisë?

Arrestimet e fundit në Ministrinë e Brendshme lidhur me tenderin e “Uniformave blu”, si dhe prangosja e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe, duket sikur kanë ngritur idenë se, më në fund, Reforma në Drejtësi po jep frytet e veta. I shfaqur në publik, mëse i lumtur që po mbështet këto ndëshkime, kryeministri Rama po kërkon të shfaqet si personi që po i jep bekimin këtyre prangosjeve. Por, a duhet të besojmë vërtet në një dëshirë të kryeministrit Rama për dhënien fund të pandëshkueshmërisë, siç edhe paralajmëroi krerët e policisë disa ditë më parë?

Së pari, duhet të pohojmë faktin se, në të gjitha takimet që ka bërë z. Rama në publik, kanë ofruar pamjen e një njeriu sikur nuk ka qenë në këto tetë vite kryeministër, por sikur vjen nga një qëndrim i gjatë në opozitë dhe tashmë po tregon se po vendos një standart të ri. Në fakt, policët, kryebashkiakët dhe gjithë tenderuesit e tjerë, kanë vepruar nën një model të vetëm, atë që u ka kërkuar z. Rama, sidomos në periudhën para zgjedhjeve, ku gjithçka u vu në dispozicion të fushatës.

Së dyti, z. Rama ka qenë njeriu që ka delegjitimuar më shumë se kushdo tjetër ata që kanë denoncuar aferat lidhur me trafikun e drogës, me korrupsionin e kryebashkiakëve apo me tenderat në ministri, siç ishte rasti i “uniformave blu”. A nuk është rasti i ish komisarit Zagani si rasti më tipik që z. Rama ndëshkoi ata që denoncuan trafikun e drogës, ndërkohë që operacioni i fundit “Shpirti” i dha të drejtë të gjithë denoncimeve të tij?

Së treti, ajo që bie në sy, është se SPAK, ka patur dijeni shumë më përpara se sa po ekzekutohen arrestimet, dhe se institucionet lokale apo ministri Çuçi kanë pasur kohë të rregullojnë apo rishikojnë dokumentacionet e tenderimeve të ndryshme. Përgjimet e zyrtarëve në Lushnje dhe shkarkimi tetë ditë më parë i ish kreut të njësisë së prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, tregojnë për një dijeni të gjithanshme të qeverisë për vënien nën hetim, duke lënë hije “kompromisi” mes hetimeve dhe qeverisë për kufirin se deri ku mund të preket niveli i të akuzuarve. Ndërkaq, vlen të ngrihet edhe një pyetje: Mos vallë SPAK iu nënshtrua urdhërit të z. Rama që të mos bënte asnjë veprim përpara zgjedhjeve të 25 Prillit, duke ditur se aksione të tilla do të ishin vendimtare për ta rrëzuar atë nga pushteti?

Lexo edhe :   Rama: Do ngremë satelitët shqiptarë në orbitë, Basha: Njerëzit vuajnë për bukë

Së katërti, SPAK nuk ka reaguar ende për ndonjë hetim për zyrtarët si në rastin e “DH Albania”, që kishte fituar tenderin e ndërtimit të lotit të parë të Unazës së Re me dokumente të falsifikuara, ndërkohë që çdo hetim iu faturua vetëm një 26 vjeçari. Në gjyq nuk përfundoi asnjë zyrtar i ARRSH-së, OST-së apo Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), të cilët ishin përgjegjëse për verifikimin e dokumenteve.

Së pesti, sipas Open Data, bëhet fjalë për rreth 7 mijë tendera që janë konstatuar si me rrisk për shkak të shkeljeve në procedura, shkelje barazie në konkurrim, apo si në rastin e tenderave gjatë kohës së pandemisë, ku mungesa e konkurrencës është vendosur me ligj, pasi qeveria aplikon Aktin Normativ të dhjetor 2019, duke anashkaluar legjislacionin për prokurimet.

Lexo edhe :   “Vijë e kuqe”! Rama: S’ka negociata për Reformën në Drejtësi me PD-në

Pra, nëse shohim vetëm këto pesë pika, rezulton se z. Rama thjesht po përpiqet të japë idenë se, nuk do jetë pengesë në funksionimin e “drejtësisë së re”, që ka qenë edhe një nga kryekërkesat e ndërkombëtarëve. Por, vënia në pranga e zyrtarëve lokalë, e zyrtarëve që kuptohet hapur se kanë qenë vetëm nën urdhrat e shefave, rrezikon që ta kthejë këtë betejë vetëm në një fasadë të drejtësisë. Z. Rama nuk ka nevojë të bëjë show me disa kryebashkiakë që as nuk i lë të flasin, si në rastin e mbledhjes së fundit. As të bëjë sikur habitet me policët që nuk arrijnë dot të ndalojnë bashkëpunëtorët me trafikantët dhe të fortët, pasi janë bashkëpunëtorët e tij më të afërt që e kanë mbështetur gjithë fushatën e fundit tek “muskujt dhe paratë”.

“Drejtësia e re” ka nevojë për bashkëpunëtorë, ka nevojë për një mbështetje publike, dhe t’u kërkojë të gjithë aktorëve ndërkombëtarë që të mbrojnë trupën e saj nga presionet. Përndryshe, me këtë nivel të akuzuarish dhe dënimesh, vetëm sa i bën rimel qeverisë së z. Rama, duke e paraqitur tashmë si një “dashnore” të drejtësisë, kur në fakt, deri më sot, ka bllokuar çdo lloj hetimi ndaj kujtdo që ka qenë pranë shefit të qeverisë. Rasti “Tahiri”, rasti “Dako” dhe sidomos hetimi i dosjeve “184” dhe “339” janë dëshmitë se si Rama ka bllokuar apo sulmuar këdo që ka vënë nën akuzë bashkëpunëtorët e tij. /Tirana Today  

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...