E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Arrestime funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Gjatë ditëve të fundit, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë disa vizita në Prokurorinë e Posaçme, dhe sipas burimeve po diskutohet për disa dosje tejet sensitive që do të kenë impakt publik kur të finalizohen. Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe gazetari Artan Hoxha, i cili ka hedhur dritë nga këto dosje, duke i mëshuar fort faktit se po planifikohet arrestimi i disa ish-ministrave dhe ish-kryeministrave.

Sipas tij, i rrezikuar është dhe Sali Berisha. “BKH sapo ka ardhur. Ka hetime dhe jam thirrur edhe unë për këtë gjë. Në pjesën që unë kam pasur dijeni, kam ndihmuar. Dhe e di që ka hetime. Në hetimet që kam parë është hetim që synon të godasë shumë lart. Por mund të arrestojë politikanë të rëndësishëm, ish-kryeministra dhe ish-ministra. Por edhe Berisha nuk është i përjashtuar nga kjo punë.

Por edhe këta që janë në detyrë, nuk janë të përjashtuar. Ambasadorja po mbulohet që të mbrojë dhe të dëshmojë se prokurorët janë në rrugën e duhur. Ka hetime dhe frika është që më mirë të mos arrestohet një politikan pa prova, se sa e arreston dhe pastaj del i pafajshëm.

Ambasada ka momente që e mbështet, se japin mbështetje financiare dhe me projekte, por nuk shkon dot me listë dhe t’u thotë arrestoni këta persona”, tha mes të tjerash Hoxha.

Sipas tij, pritshmëritë kanë qenë të shumta për SPAK, por arrestimi i tyre do kohë. Gazetari deklaroi në studion e “Abc News”, se do ketë zhvillime mjaft të bujshme.

Sakaq, ambasadorja amerikane Yuri Kim, i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha. Në takimin në Fier, Berisha iu drejtua ambasadores duke i thënë se ka një dosje për të vetëm me shpifje.

Lexo edhe :   Ish-kryeprokurori në arrati, refuzohet kërkesa për pezullimin e dënimit me burg

Përmes një postimi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane thekson se SHBA është serioze në çështjet e korrupsionit, në rastet kur liderët dhe zyrtarët e lartë janë të përfshirë. Yuri Kim thekson se Shtetet e Bashkuara mbështesin një Shqipëri më të fortë dhe demokratike.

Lexo edhe :   Ish-kryeprokurori në arrati, refuzohet kërkesa për pezullimin e dënimit me burg

“E mrekullueshme që në Uashington të koordinonim për hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

Ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit, duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv. Ndërkohë, mbështesim një Shqipëri më të fortë, më të begatë dhe demokratike seç ka qenë 30 vitet e fundit. Ne do të vazhdojmë të jemi me ju për 30 vitet e ardhshme”, ka shkruar Kim.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...