Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Arratiset” nga Wuhan studentja e fundit shqiptare

6 vjet ago
in Aktualitet, Bota, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se studentja Silva Doçi, e cila ishte e izoluar në një kampus universitar është evakuar nga Wuhan. Sipas njoftimit të ministrisë, largimi i saj nga vatra e virusit është bërë falë bashkëpunimit të Ambasadës Shqiptare në Pekin dhe asaj në Ankara. Ajo tashmë është në avionin ushtarak që Turqia pati dërguar për evakuimin e qytetarëve të saj rrugës për në Ankara. Edhe ka rezultuar negative në testet e kryera, ajo do të jetë në karantinë.

 

 

Njoftimi i plotë i ministrisë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm me Ambasadat shqiptare në Pekin dhe Ankara, kanë punuar intensivisht për të finalizuar me sukses largimin nga Wuhan të studentes shqiptare Silva Doçi, e cila mbeti e izoluar brenda ambienteve të kampusit universitar në këtë qytet, pas masave të marra për izolimin e tij në 23 janar 2020.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme duke e ndjekur me prioritet çështjen e studentes shqiptare, në kushtet e vështira kur askush nuk mund të hynte apo dilte në Wuhan, prej ditësh ka qenë në kontakte me palën turke, duke i paraqitur kërkesën zyrtare për të përfshirë edhe studenten shqiptare në operacionin e largimit të ndërmarrë për shtetasit turq që jetonin në Wuhan.

Në vijim të komunikimeve, pala turke u dakordësua që studentja Silva Doçi të udhëtojë në avionin ambulant turk.

Pas përfundimit të procedurave zyrtare me autoritetet kineze për lejimin e largimit të tyre nga Wuhan, avioni nga Kina u nis sot drejt aeroportit ushtarak në Ankara.

Studentja shqiptare, Silva Doçi ka kryer të gjitha testet dhe ka dalë negative për virusin nCOV, por udhëtimi i gjatë në një avion me mbi 45 persona të tjerë të evakuuar nga Wuhan, e bën të detyrueshëm qëndrimin e saj në karantinë. Çdo shtetas që del nga provinca Wuhan, është i detyruar t`i nënshtrohet një regjimi mjekësor karantine 14 ditor para se të lëvizë lirshëm.

 

Për këtë fazë evakuimi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vazhdoi kontaktet e pandërprera me Ministrinë e Jashtme turke, me qëllim vijimin e regjimit të karantinës së studentes shqiptare në Turqi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek dhe do të vazhdojë të ndjekë të gjithë procedurën e evakuimit të studentes shqiptare, deri në mbërritjen e saj pranë familjes në Shqipëri.

 

Tags: shqiperiaViruswuhan

TË LIDHURA

Politikë

Rama për Zvërnecin: Kërkova dialog, por u refuzua

15:32 | 09/06/2026
Aktualitet

Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, publikohet fotoja e autorit të dyshuar Armand Shakaj

15:30 | 09/06/2026
Politikë

Zvërneci/ Rama: E njoh shijen e gjakut në protesta, por anulimi i projektit s’është zgjidhje

15:17 | 09/06/2026
Next Post

Egjipti dënon me vdekje 37 ekstremistë të udhëhequr nga ish-komandoja i ushtrisë

"U ble nga Berisha", ish e dashura e Izet Haxhisë tregon se nga kush mbrohet

SHBA-ja “flirt” me Bjellorusinë, Pompeo viziton Minskun







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Rama për Zvërnecin: Kërkova dialog, por u refuzua

by mirseda
15:32 | 09/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me gazetarë të BE-së, të cilët fokusin e kanë...

Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, publikohet fotoja e autorit të dyshuar Armand Shakaj

15:30 | 09/06/2026

Zvërneci/ Rama: E njoh shijen e gjakut në protesta, por anulimi i projektit s’është zgjidhje

15:17 | 09/06/2026

Dosja “Sterilizimi”/ Beqaj kërkon rrëzimin e akuzave: Provat digjitale të mos pranohen

15:14 | 09/06/2026

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

15:11 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com