17 qytetarë turq, të larguar me një gomone nga brigjet turke, kanë mbërritur në një prej ishujve Inouses, në Egjeun juglindor dhe kanë kërkuar azil politik.
Pas procedurave të regjistrimit, ata janë dërguar në qendrën e pritjes dhe identifikimit në ishullin Hios.
Ngjarja ndodh në një nga momentet me të papërshtatshme përsa i përket marrëdhënieve mes dy vendeve, kjo pas incidentit me përplasjen e dy anijeve të Rojës Detare greke dhe turke pranë ishujve Imia.