Armina Mevlani ka folur në lidhje me planet e saj për martesë me Shkëlzen Berishën.
E ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” ajo pohoi se bashkëjeton me Shkëlzenin, teksa hodhi poshtë zërat se nuk janë gati për t’u martuar.
Armina tha se gjatë vitit 2020 nuk do ketë një dasmë pasi sipas saj ky event kërkon shumë organizim.
“Atëherë përsa i përket kësaj që nuk është gati nuk është e vërtetë, se të dy kemi qenë gjithmonë gati, por dasma kërkon organizim. Po ne bashkëjetojmë, pse duhet patjetër. Nuk ka dasmë në 2020, por po pati nuk do ta merrni vesh gjithsesi, kështu që…”, tha ajo.