E martë, 30 Nëntor, 2021
8.5 C
Tirana

‘Armike’ e opozitës/Soreca bashkon Rudina Hajdarin me ish-kolegët e saj (foto)

Vendimi i saj për të mos djegur mandatin, e ktheu në kohë reale në ‘armike’ të opozitës deputeten Rudina Hajdari. Për të, ndonëse një vendim mjaft i vështirë, është ndërmarë në interes të vendit.

Në fjalën e marrë në Kuvend, javës që lamë pas, deputetja e PD-së Rudina Hajdari u shpreh e sigurt se është në politikë për të bërë hapa të sigurt larg politikës së vjetër, siç tha ajo, dhe se askush nuk mund ta gjykonte për vendimet e marra. Ndërsa ngërçi është evident mes saj dhe opozitës së bashkuar, duket se një person ka arritur që ti bëjë bashkë.

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, bashkë me përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE kanë zhvilluar një takim sot në Tiranë.

Pjesëmarrës në të kanë qenë dhe anëtarë të opozitës, si Oerd Bylykbashi, Genc Pollo, Jorida Tabaku, Fatmir Mediu, Klajda Gjosha dhe Rudina Hajdari.

Kjo e fundit ka publikuar në ‘Facebook’ foto nga takimi, ku tregon se kanë diskutuar mbi situatën aktuale, krizën institucionale dhe mundësitë për zgjedhjen e saj.

“Një shkëmbim i hapur idesh dhe pikëpamjesh me kolegët e opozitës, dhe përfaqësues të shteteve anëtare të BE mbi situatën aktuale, krizën institucionale dhe mundësitë për zgjedhjen e saj. Prioriteti kryesor gjetja dhe zbatimi i rrugëve për të realizuar vullnetin e përgjithshëm të qytetarëve shqiptarë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...