E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Armatim si për luf*ë, si u futën në ‘kurth’ trafikantët e arm*ve

Policia e Tiranës ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit, dhe të mbajtjes së tyre pa leje. Në sajë të operacionit të koduar “Armatimi”, janë vënë në pranga tre shtetas, që ushtronin këtë veprimtari kriminale. Bëhet fjalë për shtetasit e identifikuar me inicialet I. D., 30 vjeç, M. Ç., 30 vjeç dhe F. D., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Smart” me drejtues shtetasin F. D. dhe pasagjer shtetasin M. Ç., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 1 armë zjarri mitraloz të lehtë, 2 automatikë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 3 aparate celular.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe automjeti. Shtetasi I. D., i priste dy shtetasit e tjerë në vendin e takimit, në fshatin Vishnje, për të marrë armët dhe municionet.

Njoftimi

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Armatimi”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit dhe të mbajtjes së tyre pa leje.

Vihen në pranga 3 persona që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 1 armë zjarri mitraloz i lehtë, 2 automatikë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 3 aparate celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të zjarrit, si rezultat i informacioneve të mara në rrugë operative se disa shtetas po tentonin të trafikonin armë zjarri, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Armatimi” në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve I. D., 30 vjeç, M. Ç., 30 vjeç dhe F. D., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Lexo edhe :   Heronjtë e defaktorizimit dhe të varfërimit të shqiptarëve!

Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe të strukturave hetimore dhe operacionale të DVP Tiranë kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se këta 3 shtetas merreshin me shitjen e armëve të zjarrit. Bazuar në këto prova, gjatë operacionit, në fshatin Vishnje, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve.

Lexo edhe :   Skandali me uniformat e policisë, çfarë deklaruan të prangosurit për procesin

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Smart” me drejtues shtetasin F. D. dhe pasagjer shtetasin M. Ç., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:

  • 1 armë zjarri mitraloz të lehtë, 2 automatikë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 3 aparate celular. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe automjeti.

Shtetasi I. D. i priste 2 shtetasit e tjerë në vendin e takimit, në fshatin Vishnje, për të marrë armët dhe municionet.

Vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtari kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Tiranë, për hetime të mëtejshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...