E enjte, 29 Korrik, 2021
24.5 C
Tirana

Arilena Ara falenderon stafin pas fitores, ‘harron’ Alketa Vejsiun

Arilena Ara ka reaguar për herë të parë pas triumfit të saj në ‘Festivalin e 58 të Këngës’.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e saj të cilët kanë qëndruar pranë saj. Por ajo çfarë bie në sy është se këngëtarja ka zgjedhur të mos falenderojë asnjë tjetër nga produksioni apo konkurrentët.

Ajo nuk ka falenderuar as Alketa Vejsiun as Vera Grabockën, me të cilat njihet që nga spektakli ‘X Factor’.

“Çfarë Emocioni.. Falenderoj gjithë superskuadrën time, bashkëpunëtorët e mi që kanë qenë pranë meje gjithmonë, pa kushte.
@darkodimitrov OUR MUSIC. I love You❤️

@lindon.b për çdo ndjesi timen personale të artikuluar në vargje.
@rezartaskifteri për artin qëndisur në karakterin tim!
@makeupbylilili motra ime, që udhëton gjithmonë nga ana tjetër e botës vetëm për ti dhënë shkëlqim portretit tim!
@ergyszhabjaku që lexoi “ulërimën” time në këtë këngë dhe e solli në jetë përmes fotografive.
Faleminderit @florentboshnjaku për frymëzimin dhe profesionalizmin në këtë eksperiencë të jashtëzakonshme.
Maestro @mariodeda për dashurinë që dedikove në çdo tingull, notë.
Orkestra profesioniste e Rtsh, mirënjohëse! “SHAJ””, shprehet ajo.

Kujtojmë se pas fitores së Arilenës lindën shumë spekulime në lidhje se kush duhet të ishte në të vërtetë fituesi. Një ditë pas spektaklit, Alketa bëri një status të gjatë ku fokusin e mbajti te këngëtarja Elvana Gjata dhe suksesi i këngës së saj pavarësisht rezultatit.

Menjëherë pas këtij postimi Alketa dhe Arilena e hoqën njëra-tjetrën nga Instagrami dhe nuk dihet nëse flasin më.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

NSA: Rindezja e shpeshtë e telefonit mund të pengojë hakerët

Në një kohë kur është përhapur gjerësisht pasiguria dixhitale, rezulton se mënyra më e vjetër dhe më e thjeshtë e riparimit të kompjuterit, fikja...

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe...

Gjermania pro liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger. Presidentja Osmani ka shprehur...

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...