E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Arena e cirkut me vaksinën

Nga: Andi Bushati

Në të gjithë vendet e botës ku ka filluar procesi i vaksinimit anti covid, pranohet njëzëri se problem më i madh sesa reziku i efekteve ansore, është beteja me vaksionofobinë. Falë konspiracionistëve që po mbijnë kudo si kërpudhat pas shiut, falë idhtarëve të teorive komplotiste që thurrin fabula për çipat përgjuesë, efektet e 5G, apo sterilizimin e popullsisë, një pjesë e mirë e njerëzimit është skeptike ndaj vaksinave të reja dhe kaCOVID frikë prej tyre.

Ky fenomen po vihet re në masë edhe në vende të zhvilluara perendimore. Mes të cilave shkëlqen psh Franca, ku më shumë se gjysma e popullsisë i sheh me dyshim këto armë të reja ndaj pandemisë.

Në këtë panoramë botërore, as Shqipëria nuk bën përjashtim. Në një sondazh në fund të vitit që shkoi, nga Idra poll, theksohej se 54% e shqiptarëve janë dyshues ndaj vaksinës dhe se vetëm 19 përqind e tyre janë të gatshëm ta marin atë.

Për tu përballur me këtë digë të pakapërcyeshme, që ka të bëjë sa me frikërat, paranojat, mungesën e informimit dhe mosbesimin tek institucionet, vendet e përparuara që filluan të parët fushatën e vaksinimit përdorën absolutisht, vetëm një armë: transparencën totale.

Eshtë interesante të shikohet se si u veprua me vaksinën që u hodh e para në treg, atë të Pfizerit. Kamerat e televizionëve u ftuan në fabrikat ku ajo prodhohej, u përcaktua me saktësi vendodhja e tyre, u mat deri në detaje udha nëpër të cilën ato do të transportoheshin, u treguan GPS-të që do të masnin temperaturat -70 gradë brenda kamionëve transportues, u prezantuan makinat e policisë apo të ushtrisë që do i shqoqëronin, frigoriferët e veçantë ku do të ruheshin deri sa të mbërinin në duart e një infermieri që do ta bënte dozën gati për injektim.

I gjithë ky operacion i pashembullt transparence, me mundim dhe kosto tejet të lartë, kishte si qëllim të vetëm zhveshjen nga çdo lloj velloje misteri dhe dyshimi që mund të shërbente si lëndë e parë për vaksino skeptikët. E megjithë këto përpjekje beteja ende është larg të qenit e fituar.

Lexo edhe :   Rritet numri i të infektuarve me koronavirus, 4 viktima në 24 orë

Po çfarë ndodhi në Shqipëri? Këtu u zgjodh 100% rruga e kundërt.

Në ditën e parë të fillimit të fushatës së vaksinimit, që edhe ajo u ndryshua sipas interesave propagandistike, kryeministri doli dhe tha se origjina e vendit nga vinte vaksina ishte sekret. Se rruga e transportimit, që kërkon kushte speciale, në koli izotermike të mbushura me akull karbonik duhej mbajtur e fshehtë. Se vendruajtjen që kërkon frigoriferë në – 70 gradë do ta merrnim vesh me vonë.

Për ti bërë edhe më të forta dyshimet shërbejnë edhe dilemat e mbetura pa sqaruar: mirë vendin e origjinës nuk e tregokemi dot, se kështu na paskësh kërkuar dhuruesi, po mënyra e transportit dhe kushtet e ruajtjes në Shqipëri, pse u dashkan mbajtur sekret?

Lexo edhe :   Mjeku Koni: As ISHP-ja nuk e di si erdhi vaksina, Pfizer dhe Moderna s’na dalin

Natyrisht që këto pyetje nuk i fashit dot Edi Rama, as me deklaratat delirante se Shqiptarët po vaksinohen vetëm prej aftësisë së tij si lypës profesionist, as batutat për transportin e Pfizerit me kuaj dhe me mushka.

Duke ngritur në çdo hap kultin e fshehtësisë dhe sekretit, Rama e shkallmoi që në nisje fushatën e vaksinimit. Nëse qëllimi i tij është vërtet një imunizim masiv i popullsisë ai bëri ç’do gjë që kishte në dorë që kjo të mos ndodhë. Ai flaku tej të vetëm armë që një lider ka në dorë në këtë betejë, transparencën e plotë.

Ende është shpejt të thuhet nëse këto veprime i bëri për interesa politike të momentit, apo prej pesimizmit të atij që nuk do i duhet të bindë atë popullatë që e ka të pamundur ta vaksinojë dot.

Por, një gjë është e sigurtë: nëse ka një rrugë të gabuar për të nisur një fushatë reale ajo është veshja e saj me mister. Prandaj cirku që pamë në Arenën Kombëtare, nuk është zgjidhja që pritej për të luftuar pandeminë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...

Pse opozita e Albinit, është më pranë fitores se opozita e Lulzimit

Nga: Kreshnik Spahiu Kosova dhe Shqipëria janë në prag të zgjedhjeve parlamentare. Çifti Vjosa dhe Albini ndryshojnë shumë nga Monika dhe Lulzimi? Nëse në Kosovë fitorja e...