Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka refuzuar kërkesën e Ardian Çapajt, për masë më të butë sigurie, duke e lënë atë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.
Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi kërkesën për lirim nga qelia pasi Çapja kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë në një masë më të butë, me pretendimin e mungesës së provave.
Çapja u arrestua pak kohë më parë gjatë operacionit “Krasta 2021” për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, babë e bir, në vitin 2012, në shtëpinë e tyre. Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe Florenc Çapja, i akuzuar nga prokuroria si porositës dhe organizator i vrasjes, që dyshohet se është pasojë e një vargu hakmarrjesh në Elbasan, që nis në vitin 2005 dhe përfshin dy fise.