Të Gjitha

Ardi Veliu kalon ‘filtrin’ e Vettingut, konfirmohet në detyrë


               Publikuar në : 09:52 - 07/02/20 M S

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit është shprehur se Veliu nuk ka asnjë problem në të treja shtyllat e vlerësimit.

Ai është verifikuar në të trija shtyllat e këtij procesi që janë; pastërtia e figurës, aftësitë profesionale, dhe deklarimi pasuror.

Një ditë më parë, Veliu dha sqarime për pasurinë e tij, duke thënë se ka porositur një apartament në Tiranë me vlerë 79 mijë euro. Pesë milionë lekë janë kredi, ndërsa pjesa tjetër të ardhura nga puna dhe familja.

Ai deklaron 5 mijë euro të ardhura nga shitja e një makine, ndërsa bashkëshortja rezulton me llogari bankare 2.4 milionë lekë të dhuruara nga prindërit.

Sipas Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, pasurinë e ka të justifikuar. Edhe për aftësinë profesionale nuk pati probleme.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT