E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

Ardi Veliu jep dorëheqjen, dy kandidaturat për t’u emëruar në vend të tij

Pas dorëheqjes së Ardi Veliut, janë propozuar dy emra. Edmond Rizaj, drejtori i hetimit të krimit dhe Gledis Nano, kreu Antiterrorit janë dy kandidaturat që ndodhen në zyrën e ministrit Bledi Çuçi, e që pritet të propozohen për kreun e Policisë së Shtetit.

Rizaj dhe Nano janë aktualisht në poste të larta në Policinë e Shtetit, dhe plotësojnë kushtin e ligjit që përcakton se Drejtori i ri i Policisë duhet të ketë gradën “Drejtues i lartë” ose “Drejtues”. Pas propozimit të Ministrit Çuçi, Drejtori i ri i Policisë së Shtetit do të përzgjidhet nga Këshilli i Ministrave.

Gledis Nano aktualisht mban postin e drejtorit të Antiterrorit. Z. Nano është promovuar jo pak në muajt e fundit, sidomos pas riatdhesimit të shqiptarëve nga kampi Al-Hol, ndërsa gjatë muajve të verës, ambasadorja amerikane në Tiranë i dhuroi certifikatë vlerësimi në luftën ndaj terrorizmit. Nano aktualisht ka drejtuar që prej 17 shkurtit të vitit 2016, Drejtorinë e Antiterrorit, pas 17 viteve eksperiencë në Policinë e Shtetit. Ai gjithashtu ka qenë në krye të disa operacioneve me rëndësi si dëbimi i diplomatëve iranianë nga Shqipëria dhe dosja e “Imamëve”.

Kush është Gledis Nano

Ky i fundit u emërua në detyrën e kreut të drejtorisë të Antiterrorit që prej 17 shkurtit 2016, pas një pune të gjatë dhe eksperiencë 17-vjeçare si pjesë e Policisë së Shtetit. Gjatë të gjithë karrierës, Nano ka kryer detyra të ndryshme në polici, ku ka pasur rezultate në zbulimin e ngjarjeve të rëndësishme.

Në vitin 2013, ka kryer hetimet e dosjes se “Imamëve” të arrestuar për terrorizëm, ngjarje e cila ka pasur shumë jehonë si një nga më të suksesshmet në këtë fushë në të gjithë rajonin. Gledis Nano po ashtu drejtoi të gjithë operacionin sekret të dëbimit një muaj më parë të diplomatëve iranianë nga Shqipëria. Për vetë postin e rëndësishëm që ai mban në krye të Antiterrorit shqiptar, Gledis Nano është trajnuar gjatë të gjithë karrierës së tij nga agjencitë më prestigjioze ligjzbatuese perëndimore, dhe në 2017-n është diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI në Quantico Virginia. Për vetë natyrën e punës sensitive që bën me ekipin e tij, Nano ka mbajtur një profil të ulët mediatik e publik. I kontaktuar disa herë nga mediat për çështjen e kthimit të grave dhe fëmijëve nga kampi në Siri, ai është shprehur i rezervuar. “Nuk them dot një datë të saktë, por po punojmë seriozisht dhe jam gati të shkoj përsëri personalisht për t’i sjellë fëmijët dhe gratë në atdhe”, deklaroi pak kohë më parë Gledis Nano.

Lexo edhe :   "Shkundet" Policia e Shtetit, Gledis Nano ndryshohen shefat e komisariateve
Lexo edhe :   "Shkundet" Policia e Shtetit, Gledis Nano ndryshohen shefat e komisariateve

Kush është Edmond Rizaj

Edmond Rizaj ka një përvojë 25 vjeçare në Policinë e Shtetit. Më herët ai ka shërbyer si drejtor i seksionit kundër narkotikëve, pozicion nga i cili ishte shkarkuar nga paraardhësi i Haki Çakos në Policinë e Shtetit, Artan Didi. Së fundmi Rizaj ishte transferuar si specialist në Studimet Strategjike.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“35 mijë euro kush vr*t Albin Kurtin”, policia rrethon banesën e kryeministrit

Forca të shtuara të policisë kanë qëndruar pranë shtëpisë së kryeministrit Albin Kurti, pas informacioneve për kërcënim. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye,...

U përurua në maj, Spitali Memorial i Fierit ka mungesë ilaçesh

Spitali Rajonal Memorial i Fierit hapi dyert për qytetarët në muajin maj të vitit 2021. Tashmë jemi në muajin tetor, dhe një qytetar nga...

Grabitësit në sulm në lagjen e ‘VIP-ave’, tentojnë të djegin dy mjete

Dy ditë më parë, persona të paidentifikuar kanë tentuar të djegin dy mjete të parkuara në rrugën e “Vilave” në fshatin Lundër, në periferi...

Greqi/ Tërmeti “zgjon” Kretën

Një tërmet me intensitet 3.9 të shkallës Rihter ka zgjuar mëngjesin e sotëm Kretën, në Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti u regjistrua rreth...

Blerja e energjisë zhvlerëson lekun, euro në nivelin më të lartë nga korriku

Euro është forcuar ndjeshëm sot në tregun e brendshëm valutor, duke reflektuar kërkesën e lartë për valutë për blerjen e energjisë. Sipas kursit zyrtar të...