Juventusi vazhdon të jetë e pathyeshme në kampionatin italian, pasi në 8 ndeshjet e para ka regjistruar po aq fitore. Edhe Napoli i Ancelottit, që pretendon të jetë skuadra që mund ta rivalizojë ka dështuar në sfidën përballë bardhezinjve këtë fundjavë në Torino.
Por kjo ndeshje nuk mund të kalonte pa polemika. Kanë qenë mediat italiane që kanë publikuar një video ku vërtetojnë se arbitrimi në këtë sfidë ishte përdorur në dy standarde dhe i ndëshkuar në këtë rast ishte Napoli.
Napolitanët në këtë sfidë janë ndëshkuar me karton të kuq, ishte pikërisht Mario Rui ai që pas dy ndërhyrjeve u ndëshkua. Ndërsa për të njëjtat ndërhyrje arbitri ka marrë vendime të ndryshme dhe kjo shikohet qartë në video. Ndërsa edhe Cristiano Ronaldo ka merituar kartonin e verdhë pasi godet topin edhe pse ishte në pozicion jashtë loje.