E mërkurë, 28 Korrik, 2021
20.5 C
Tirana

Arbitri “masakron” Partizanin, Abazaj mposht i vetëm Flamurtarin (Video)

Kristal Abazajt i janë dashur vetëm 40 sekonda për të ulur euforinë e Flamurtarit, pas fitores së marrë një javë më parë përballë Teutës në Vlorë. Një ngatërresë në zonë mes portierit Nurkovic dhe Mustës bëri që sulmuesi i Luftëtarit të dilte me portën e boshatisur dhe të shtynte topin në rrjetë me mjaft lehtësi.

Futbollisti më i ri i Anderlechtit të Belgjikës, vijoi të luftojë fort dhe në minutën e 33-të shënoi një supergol nga goditja e dënimit, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë në avantazh të dy golave për skuadrën e Hasan Likës.

Flamurtari u zgjua në pjesën e dytë dhe rihapi takimin me anë të Stiljanovskit në minutën e 54’t ndërsa më pas krijoi edhe raste të tjera për të barazuar, por pa arritur t’ia dalë.

Minutat e mbetura ishin vërtetë spektakolare, pasi vlonjatët kërkuan me ngulm golin e barazimit, ndërsa futbollistët e Luftëtarit kundërsulmuan disa herë rrezikshëm. Pas kësaj jave, Luftëtari blindon pozitat në vendin e 3-të, me 4 pikë më tepër se Partizani ndjekës, ndërsa Flamurtari i jep fund ëndrrës për të siguruar një vend në Europë.

Partizani ka marrë një goditje të fortë nga Lushnja në transfertë, pasi ka barazuar 1-1, duke humbur edhe shpresën e Europës. “Të Kuqtë” nuk kanë arritur të përfitojnë nga përballja Skënderbeu-Kukësi, por as të mbajnë ritmin e Luftëtarit dhe këta të fundit shkëputen me 4 pikë.

Trajneri Ilir Gjyla mori një përgjigje mjaft pozitive nga emrat e rinj, të cilëve u besoi në këtë takim, ndërsa Dalipi kuptoi arsyen pse shumë teknikë kanë dështuar në drejtimin e Partizanit. Për statistikë, golat u shënuan nga Pepa në minutën e 69’, me 11-metërsh, ndërsa për Partizanin barazoi Batha në minutën e 89’. Kjo ndeshje do të krijojë shumë polemika pas asaj tërheqje në zonë të Asanit dhe arbitri nuk akordoi penallti, ndërsa për Lushnjën nuk nguroi pas një faulli në zonë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...