E hënë, 29 Nëntor, 2021
15.5 C
Tirana

Arbana Osmani: Dy ditë pas vdekjes së gjyshes, mësova që prisja një fëmijë

Moderatorja Arbana Osmani ka bërë një bilanc të këtij viti. Ajo ka treguar se 2020-ta nisi me një ngjarje shumë të hidhur, ndarjen nga jeta të gjyshes së saj.

Arbana shprehet se teksa vazhdonte qante për humbjen e gjyshes, mori lajmin më të bukur të jetës, se do të bëhej nënë për hërë të dytë.

Por në kohën kur gëzimi ishte shtuar, pasi në jetë do të sillte Diellin, ajo kishte ankth edhe për prindërtit të cilët ishin infektuar me koronavirus.

Statusi

Viti qe po le pas per shume arsye do jete i paharrueshem per mua, por ne menyre te veçantë do ta kujtoj gjithmonë si vitin që më “beri te kuptoj me shume se kurre” se cfare eshte vertet e rendesishme ne kete jete. Nisi me nje humbje te madhe, vdekjen e Nanes, e teksa nuk pushoja dot se qari per gjyshen e shtrenjte, si nje dhurate prej Zotit, dy dite me pas mesoj qe pres nje femije tjeter dhe befas ne shpirtin tim lindi Dielli. Nje femije qe nje nate para se te shkoj ta lind ne maternitet, nuk do te mund ta prisja duke patur prane nenen time sic e kisha menduar, sepse vuante bashke me babin semundjen nga Covid qe i tronditi jo pak. Ka qene nje vit ku nuk kam shetitur vendet e botes, por kam zbuluar boten brenda shtepise sime. Jam detyruar te nderpres emisionin por jo emocionet. Nuk isha dot ne ekranin e tv, por kam qene ne kuzhinat e te gjithe shqiptareve. Ka qene viti kur puna ime e 20 viteve eshte shperblyer me nje nga kontratat me te rendesishme financiare dhe viti kur ndertuam shtepine tone te vogel te enderrave. Ishte gjithashtu viti kur me shume se kurre me pare kam zgjedhur te jem akoma me prane jush ne kete platforme sociale. Dhe kjo, me ka bere te lumtur. Faleminderit qe kemi ndare bashke kete vit plot sfida, te pazakonte, por gjithsesi te çmuar pafund, per atë çka na mesoi. Gezuar te gjitheve, ju dua❤️

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...