Ar dhe bizhuteri me vlerë, çfarë fshihet në vilën e Hitlerit në Poloni

Gjuetarët e thesarit kanë zbarkuar në një pallat që përdorej nga Adolf Hitler, ku shpresojnë që të gjejnë 48 arka me ar që kapin vlerën e gati gjysmë miliardë paund.

Ekipi do të fillojë gërmimet në pallatin, që luante rolin e një bordelloje javën e ardhshme, ku mendohet se përveç arit do të gjejnë edhe bizhuteri dhe sende me vlerë, që i përkisnin elitës gjermane dhe që u fshehën në këtë godinë nga frika se do të grabiteshin nga Ushtria e Kuqe e Rusisë.

Gjuetarët e thesareve e piketuan vilën duke u bazuar tek një ditar i një oficeri dhe nga një hartë që kishin ruajtur pasardhësit e tij, shkruan The Sun.

Ditari i zbuluar, që besohet se është shkruar nga një oficer i lartë, me pseudonimin Michaelis.

Pallati Minkowskie u ndërtua nga gjenerali prusian Friedrich Wilhelm von Seydlitz, për t’u kthyer më pas në një “stacion” për Ushtrinë e Kuqe të Rusisë dhe më pas për atë polake.

Ndërtesa historike u përdor më vonë si një zyrë e këshillit lokal, një çerdhe dhe madje edhe një kinema, përpara se fondacioni Silesian Bridge të merrte me qira afatgjatë pronën.

Regjimi fashist vodhi rreth 600,000 copë vepra arti të çmuara nga e gjithë Evropa, në shumën miliarda paund.