Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka refuzuar të komentojë shpalljen “non grata” të Aqif Rakipit. Meta u shpreh se këto janë çështje që i takojnë sovranitetit të vendeve të tjera.
Pyetje: Çfarë komenti keni për sanksionet ndaj Aqif Rakipit dhe qëndrimin e opozitës që nuk ka folur hapur për këtë çështje?
Meta: Nuk kam asnjë koment për të bërë për çështje që kanë të bëjnë me sovranitetin e vendeve të tjera. Është e rëndësishme të fokusohemi në respektimin e Kushtetutës nga Presidenti deri tek qytetari i thjesht. Kjo nuk është e thjeshtë, sepse themelet e Republikës janë tronditur për shkak të problemeve me zgjedhjet, dhe është e qartë që vendi është në një lëngatë të vazhdueshme të legjitimitetit të institucioneve dhe kjo zgjidhet përmes luftës dhe përpjekjeve për të garantuar votën e lirë në nivel kombëtar dhe vendor, votën e lirë brenda çdo force politike. Vetëm kjo do të rikthejë besimin e qytetarëve tek politika.
E ndërsa pak çaste më parë, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se deputeti i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-deputeti Aqif Rakipi të cilit SHBA-ja i ka vendosur së fundmi sanksione, kanë drekuar dhe darkuar së bashku. Kjo sipas Berishës, ka qenë me qëllim që Basha ta angazhonte në koalicion me PD-në.