E premte, 15 Janar, 2021
7 C
Tirana

Aplikimet për Kushtetuesen, Kim: Të ecim përpara për të dhënë drejtësi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim i është drejtuar me një mesazh falënderimi presidentit Ilir Meta dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Me anë të një postimi në Twitter, Kim shpreh falënderimet e saj për thirrjet që Meta dhe Ruçi kanë bërë për ngritjen sa më shpejtë të Gjykatës Kushtetuese.

Diplomatja amerikane bën thirrje për të ecur përpara dhe për të dhënë drejtësi.

Më herët, Kim kishte kërkuar formimin e Gjykatës Kushtetuese brenda vitit 2020.

“Faleminderit presidentit Ilir Meta dhe kreut të Kuvendit Ruçi për rihapjen e shpejtë të aplikimeve për kandidatët për Gjykatën Kushtetuese. Ne shpresojmë se juristët do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje të rëndësishme për t’i shërbyer vendit të tyre. Le të vazhdojmë të ecim përpara për të dhënë Drejtësi!”, shkruan ambasadorja Kim në postimin e saj në Twitter.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I ekzekutoi në banesë/ Detaje të reja nga trafikimi që bënte Ademi me 2 motrat

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat u ekzekutuan mesditën e 31 Dhjetorit...

Serbët e veriut të Kosovës marrin dozën e dytë të vaksinës anti-covid

Një grup i qytetarëve nga katër komunat në veri të Kosovës, të cilët u imunizuan më 25 dhe 26 dhjetor të vitit 2020, me...

Video/ Po bënte video me telefon, 44-vjeçari goditet nga rrufeja

44-vjeçar brazilian është goditur nga rrufeja teksa me telefonin e tij po filmonte stuhinë që kishte përfshirë vendin. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Minduri, ku...

Ulet numri i viktimave nga koronavirusi, 641 raste të reja

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 4 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë...

Koreja e Veriut zbulon raketën e re balistike (Video)

Koreja e Veriut zbuloi një lloj të ri të raketës balistike, që lëshohet nga nëndetësja, gjatë një parade ushtarake në Phenjan. Pamjet e medias shtetërore...