Aplikacioni më trend i momentit kalon pritshmëritë, 2 miliardë shkarkime në gjithë botën

Aplikacioni më trend i momentit është TikTok, ku është shkarkuar 2 miliardë herë në gjithë botën. Duket se ky aplikacion ka parë lulëzimin e tij në këtë periudhë pandemie. Jo vetëm të rinjtë, por çdo grupmoshë duket se ka gjetur veten në këtë aplikacion të videove, që duket se po ‘çmend’ botën.

Platforma e të dhënave Sensor Tower, raportoi se platforma e rrjetit social është shkarkuar më shumë se 2 miliardë herë. Vetëm gjatë tremujorit të fundit në App Store dhe Google Play së bashku është shkarkuar 315 milion herë.

Sipas Sensor Tower, India, Kina dhe SHBA-ja janë vendet me më shumë shkarkime të aplikacionit. Rrjetet sociale po përjetojnë rritje, në një kohë që njerëzit po qëndrojnë të izoluar për shkak të pandemisë.