E shtunë, 6 Mars, 2021
11 C
Tirana

Apeli i Metës: Është koha për rigjallërim të sipërmarrjes

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë ditën e sotme, në 100-vjetorin e Dhomës së Tregtisë e Industrisë në Durrës.

Meta shprehet se ngjarja është historike për qytetin bregdetar, megjithëse tërmeti dhe pandemia e kanë goditur rëndë këtq sektor.

Kreu i Shteti tha se është koha për një rigjallërim, për t’i dhënë frymëmarrje dhe përmirësuar klimën e biznesit, duke mbështetur në veçanti sipërmarrësit me ide novatore.

Postimi i Presidentit Meta në rrjetin social, Facebook

I lumtur të merrja pjesë në kremtimin e 100-vjetorit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit, një ngjarje historike jo vetëm për këtë qytet, por për të gjithë sipërmarrjen në nivel kombëtar.

Misioni dhe veprimtaria e këtij institucioni ka qenë gjithmonë mbrojtja e përkujdesja ndaj interesave ekonomike të biznesit të Durrësit, për të rritur dhe zgjeruar vazhdimisht marrëdhëniet tregtare dhe industriale, por edhe për të promovuar eksportin e prodhimeve autentike shqiptare.

Në mirënjohje të kësaj veprimtarie të vyer një shekullore, pata kënaqësinë të vlerësoja Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Durrës me Titullin e lartë “Për merita të veçanta civile”.

Durrësi, për fat të keq, përveç problemeve që ka në tërësi klima e biznesit, është goditur shumë rëndë vitet e fundit nga tërmeti dhe nga pandemia, me pasoja tepër serioze, aq sa të ardhurat e sipërmarrësve janë ulur ndjeshëm.

Ndaj është është koha për një rigjallërim, për t’i dhënë frymëmarrje dhe përmirësuar klimën e biznesit, duke mbështetur në veçanti sipërmarrësit me ide novatore, nëpërmjet politikave fiskale e ekonomike, që garantojnë konkurrencën e lirë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ronaldo drejt largimit, Juventusi “piketon” ish-sulmuesin e Interit

Situata e pandemisë nuk i ka ndihmuar klubet e futbollit nga ana financiare të cilat duket se janë me humbje për shkak dhe të...

Serbia merr 500 mijë vaksina kineze/ Vuçiç: Presim dhe 13 milion të tjera

500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Serbi. Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një...

Fenomeni “Tirja”,/ Bushati: Ndodh kudo, në Gjermani doktori vrau 118 pacientë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati e ka quajtur të turpshme faktin e fokusimit të vëmendjes ndaj rastit të sanitares së Shefqet Ndroqi, Tire...

Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për shëndetin publik

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për COVID-19n, nëse ato...

Meta: Kush nuk voton, s’ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas Metës, ai qytetar që...