E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Apartamentet në Laç nga Turqia/Erdogan: Trishtimi juaj është edhe yni

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka përshëndetur nga Ankaraja përmes një video- konference fillimin e ndërtimit të qindra banesave të cilat mbetën të shkatërruar prej tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Gjatë një lidhjeje live, presidenti turk tha se Shqipëria është miku dhe partneri i afërt i Turqisë në Ballkan.

Erdogan u shpreh se pas tërmetit të shtatorit 2019, dërguan katër maune me ndihma, dhe pas katastrofës së nëntorit ofruan ndihma dhe të ndërtonin shtëpitë për shqiptarët.

“Me rastin e kësaj ceremonie përshëndes vëllezërit shqiptar. Shqipëria miku e partneri i afërt. Ne e shohim gëzimin e shqiptarëve si tonin, pikëllimin e tij si të tonin.

Ndaj mobilizuam mundësitë tona. Pas tërmetit të shtatorit 2019, ne kemi dërguar 4 maune me ndihma dhe pas katastrofës së nëntorit ofruam ndihma dhe të ndërtonin shtëpitë për vëllezërit tanë”, tha Erdogan, i cili tregoi se kjo ishte një nismë e ndërmarrë personalisht.

Erdogan shtoi më tej se shtëpitë e ndërtuara nga Turqia, kapin vlerën e 42 milionë eurove. “Pavarësisht pandemisë e vështirësive që edhe ne kemi pasur, ne nxorëm nga buxheti 42 milionë euro që shpresoj do të jenë të dobishme për njerëzit që do të gëzojnë shtëpitë. Këto shtëpi janë si shenjë e re e miqësisë sonë.

Shpresoj t’i ndërtojmë sa më shpejt. Me këtë rast ngushëlloj familjet e familjeve për të dashurit që humbën jetën gjatë tërmetit. Përshëndes z. Edi Rama dhe personalisht e falënderoj atë për kontributin. Me këto ndjenja, uroj që ndihma jonë të jetë e hajrit dhe të jetoni me shëndet në shtëpitë e reja dhe uroj Vitin e Ri dhe ju përshëndes miqësisht. Uroj shëndet”, mbylli fjalën e tij presidenti turk Erdogan.

Lexo edhe :   Rritet numri i të infektuarve, edhe 4 viktima nga Covid-19

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...