E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Apartamente, dyqane/ Vlonjatit i sekuestrohen 300 mijë euro pasuri

Nga ana e policisë janë sekuestruar 300 mijë euro pasuri në Vlorë, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga krimi. 300 mijë euro pasuri i janë sekuestruar një shtetasi në Vlorë, pasi ky i fundit është dënuar në Greqi për “Trafik narkotikësh”.

Shtetasi me inicialet J.Xh., ka qenë i dënuar në Greqi, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e kësaj veprimtarive të paligjshme.

Nën sekuestro janë vendosur dy dyqane; tre apartamente dhe një makinë tip “Renault”.

Njoftimi

Vlorë

Vijon puna për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve që rrjedhin apo janë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 300.000 euro, që dyshohen se janë ngritur me pastrim parash.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale, në vitin 2017 kanë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, materialet në ngarkim të shtetasit J. Xh., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në vijim të veprimeve, pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë si më poshtë:

* 2 Njësi shërbimi me sipërfaqe 56 m2, dhe 18 m2, në Vlorë.

* 3 apartament banimi, 2 në Vlorë dhe 1 në Tiranë.

* 1 automjet i markës “Renault”.

Shuma e sekuestrimit kap vlerën e 300.000 euro sipas çmimit të tregut.

Lexo edhe :   Elbasan/Dërgohet me urgjencë në spital, ndërron jetë 3-vjeçari
Lexo edhe :   Elbasan/Dërgohet me urgjencë në spital, ndërron jetë 3-vjeçari

Ky shtetas ka qenë i dënuar në Greqi, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e kësaj veprimtarive të paligjshme.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...