Anxhela Peristeri reagon pas lajmeve të fitores në “Festivalin e Këngës”

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka reaguar në lidhje me lajmin që u shpërnda në media, se ishte përzgjedhur nga juria e “Festivalit të Këngës”, për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”. Por ky lajm ka qenë i rremë, sepse nuk është përzgjedhur ende asnjë fitues.  Anxhela tha në një intervistë për “Syri i keq”, se ky lajm ishte budallallëk me brirë.

“Nuk kam dashur të flas fare për këtë pjesë, pasi ishte budallëqe me brirë. Portalet duhet të kenë kujdes se nga i marrin lajmet, sepse ky lajm është marrë nga Facebook i një personi, që ka bërë një parashikim personal dhe më pas e kanë nxjerrë si një lajm zyrtar.

Nuk është aspak e drejtë. Ky person është shprehur se ka shumë kohë që bën parashikime të tilla, dhe asnjëherë s’është bërë lajm. Mua më uruan disa persona, dhe më pas kaloi.

Eurovisoni është qëllimi i shumicës. Kur vendosa që do të merrja pjesë në Festival, i thash Kledi Bahitit të bëjmë një këngë të bukur si gjithmonë. Ndonjëherë, këngëtarët duke u përpjekur të bëjnë këngë të bukura, të denja për Eurovison, i prishin ato.

Më pas, janë edhe politikat e Eurovisionit, votat nëpërmjet shteteve. Të gjithë synojmë që ta çojmë këngën në Eurovison, kur konkurrojmë për Festivalin e Fundvitit”, ka thënë ajo.