Anxhela Peristeri është komentuar së fundmi nëse eshtë në një lidhje. Këngëtarja ka arritur me stil që ti shmnaget këtyre pyetjeve, duke thënë se për momentin i është dedikuar karrierës.
Ajo ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Why NOT”, të moderatores Roza Lati në “Ora News”.
Gjatë intervistës, këngëtarja ka folur për jetën private, duke theksuar se nuk është në një marrëdhënie.
Ndërkohë gjatë një momenti të emisionit “Why Not”, Anxhela është veshur me fustanin e bardhë si nuse, ndërsa moderatorja është veshur sërish si një murgeshë.
“E ftuara speciale për ne sot është Anxhela Peristeri, dhe meqenëse kemi merak me kë është a s’është Anxhela, ne si ‘Why Not Show’ rikontaktuam me murgeshën dhe thamë t’i vëmë kapakun këtij muhabeti njëherë e përgjithmonë”, shkruan Roza krahas videos.
Një nga pjestarët e stafit është vënë në rolin e dhëndrit. Ai është veshur me veshjen tipike të arabëve, duke inskenuar të gjithë momentin.
Por siç duket, e gjitha ka qenë një lojë!