Pas shfuqizimit të dekretit të zgjedhjeve vendore, ka reaguar edhe zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.
Përmes një postimi në “Facebook”, Koçi shkruan se presidenti Meta synon një ’97-të të dytë.
“Meta, ne aksion për të rilindur ’97-ën! Do dështoje”, shkruan zv.ministri.
Kujtojmë se Meta vendosi dje shtyrjen e datës së zgjedhjeve, ndërsa ditën e nesërme ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për mediat në oren 8:00, për të dhënë më shumë detaje rreth këtij vendimi.