Politikë

“Anuloi axhendën”, Kreshnik Spahiu: Bashës i është pezulluar hyrja në SHBA


               Publikuar në : 22:54 - 13/01/20 M S

Kreshnik Spahiu ka lëshuar një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në “Open”, në Top Channel, teksa po flitet për një pakt të mundshëm mes Ramës dhe Bashës.

Ish-aleati i Lulzim Bashës tha se kreut të PD-së i është pezulluar përkohësisht hyrja në SHBA. Ai madje i mëshoi fort faktit se ky informacion është plotësisht i vërtetë.

“Ka dy ngjarje që kanë kaluar pa u vënë re, që kanë çuar në një marrëveshje me Ramën. Ka një pakt të ri. Tre muaj më parë, Bashës i është pezulluar hyrja në SHBA.

Lulzim Basha është në presion të brendshëm dhe të jashtëm. Tre muaj më parë, përpara se të udhëtonte i është pezulluar hyrja e përkohshme në SHBA dhe është detyruar ta anulojë të gjithë axhendën dhe vizitën e tij.

I kam 100% këto informacione të sigurta dhe PD të sqarojë pse Basha pas 4 muajsh nuk ka shkuar në SHBA”, tha Kreshnik Spahiu.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT