Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Anulimi i fashës 800 KW/h, Balluku: Mënyra si menaxhojmë energjinë nuk është politike!

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Anulimi i fashës 800 KW/h, Balluku: Mënyra si menaxhojmë energjinë nuk është politike!

Në kohën kur ERE kishte marrë vendimin që më datën 1 tetor të ndryshonte fasha e energjisë, dje kryeministri Edi Rama bëri me dije se vendimi nuk do të hyjë në fuqi sot. Shkak, sipas kryeministrit, u bë sasia e reshjeve të rëna në ditët e fundit dhe përmirësimi i nivelit të Fierzës.

Qeveria vendosi të anulojë këtë të premte hyrjen në fuqi të vendimit që parashikonte që duke nisur nga 1 tetori e gjithë sasia e energjisë mbi fashën 800 kilovat/orë të paguhej me çmimin 42 Lekë për kilovat/orë. Zv/kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka folur gjatë edicionit të lajmeve në “TV Klan” në lidhje me këtë vendim. Sipas saj, energjia është një shërbim bazik që i përket çdo qytetari dhe nuk ka lidhje me politikën.

“Për të thënë të drejtën, nuk kemi ndjerë ndonjë presion të opozitës. Më vjen keq që e them këtë, për sa i përket energjisë. Mënyra si menaxhojmë energjinë nuk është politike. Unë respektoj opozitën kur duhet të bëjë opozitë, por kur thotë gjëra që nuk kanë bazë, duhet të themi të vërtetën.

Energjia nuk ka asnjë lidhje me politikën. Energjia është shërbim bazik që i përket çdo qytetari shqiptar. Dhe sa mirë e menaxhojmë ne e tregojnë faktet dhe numrat. Dhe si menaxhohej dikur energjia kur nga kaskadat prodhoheshin edhe 11 terra, ndërkohë që ne në 2020 kemi prodhuar më pak se 3.7 terra për shkak të thatësirës, opozita nuk mund të thotë shumë gjëra.

Opozita e ka pasur energjinë në dorë, dhe i ka lënë shqiptarët në 2005, 2006, 2007, e në vazhdim me nga 5 orë drita në ditë dhe me shkëputje mbi 3-4 orë, opozita e cila vërtetë sot i ka pasur të gjitha mundësitë që të tregojë se si mund të menaxhohet energjia në Republikën e Shqipërisë.

Ne përveç faktit që po optimizojmë prodhimin e kaskadës, jemi duke punuar me një plan afatgjatë i cili nuk ka nisur me krizën, ka nisur që në 2019, për diversifikimin e burimeve. Synojmë që në vitin 2030 sistemi ynë i prodhimit të ketë plus 4 terravat për vit, të shtuara që do të kthejë Shqipërinë në një vend eksportues dhe jo importues të energjisë.

Këto nuk janë projekte në letër siç opozita bënte dikur, siç thoshte për Skavicën që sot e nëm dhe mallkon, dikur opozita thoshte që Skavica ishte ëndrra e shqiptarëve. Ndërkohë ne zakonisht nuk i lemë ëndrrat, por i marrim dhe i bëjmë realitet. Kështu që mirë e ka opozita, por nuk e kemi ndjerë presionin e opozitës. Nuk merremi me presionet e opozitës, merremi me vendimmarrje të cilat janë në të mirë të qytetarëve”.

Tags: belinda ballukuenergjiaMinistrja e Infrastrukturës dhe Energjisëopozita

TË LIDHURA

Gjendet i pajetë në rrugë një person në Savër të Lushnjes, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i pajetë në rrugë një person në Savër të Lushnjes, dyshimet e para

08:34 | 14/04/2026
Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro
Aktualitet

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026
Aktualitet

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Next Post
Lushnja pa raporte për leje lindje, ia marrin Fierit (VIDEO)

Lushnja pa raporte për leje lindje, ia marrin Fierit (VIDEO)

L*fta në Ukrainë/Biden: Nuk frikësohemi nga Putin

L*fta në Ukrainë/Biden: Nuk frikësohemi nga Putin

Trazirat në Burkina Faso: Oficerët ushtarakë largojnë udhëheqësin Damiba

Trazirat në Burkina Faso: Oficerët ushtarakë largojnë udhëheqësin Damiba







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Gjendet i pajetë në rrugë një person në Savër të Lushnjes, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i pajetë në rrugë një person në Savër të Lushnjes, dyshimet e para

by mirseda
08:34 | 14/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Savër të Lushnjes ku mëngjesin e kësaj të marte është...

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA

22:58 | 13/04/2026
Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

22:08 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com