E martë, 26 Janar, 2021
5 C
Tirana

Antarktida regjistron rastet e para me koronavirus

Koronavirusi ka prekur zyrtarisht edhe Antarktidën, duke e bërë atë kontinentin e fundit në Tokë që preket nga pandemia. Antarktida e cila për nëntë muaj ishte e pa prekur nga virusi, regjistroi rastin e saj të parë COVID-19 pasi 36 persona dolën pozitivë në një bazë kërkimore kiliane.

Sipas Newsweek, Gjenerali Bernardo O’Higgins Riquelme Base konfirmoi këtë javë se 26 persona të ushtrisë dhe 10 civilë që punonin në bazë, rezultuan pozitivë pas testimit.

Personat e infektuar janë evakuuar në qytetin Punta Arenas në Kilin Jugor, dhe një ekuipazh i ri i ka zëvendësuar ata në stacion. 36 individët raportohet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe në izolim ndërsa ishin në Kili.

Tre anëtarë të ekuipazhit të një anijeje që kishte furnizuar mbështetjen logjistike të bazës, gjithashtu rezultuan pozitiv për virusin, megjithëse testimi i plotë i ekuipazhit ishte negativ përpara se të fillonte udhëtimin.

Të gjithë 208 anëtarët e ekuipazhit të anijes, i cili shërbeu në bazë midis 27 nëntorit dhe 10 dhjetorit, do karantinohen në bordin e anijes, sipas Associated Press.

Baza kiliane është një nga 13 bazat aktive kiliane në Antarktidë. Asnjë vend tjetër që ka bazë të pranishme në kontinentin e Antarktidës, nuk ka raportuar ndonjë rast COVID-19.

Deri të mërkurën, ka pasur më shumë se 78.1 milion raste të koronavirusit në të gjithë botën, dhe të paktën 1.7 milion vdekje, sipas të dhënave nga The New York Times.

Më herët gjatë kësaj jave, zyrtarët e shëndetit publik në Angli konfirmuan ekzistencën e një lloji të ri, me përhapje më të shpejtë të virusit.

Kryeministri Boris Johnson njoftoi se Londra dhe pjesët e tjera të Anglisë Juglindore, do të kalojnë në nivelin më të lartë të kufizimeve, pasi kërkuesit shkencorë thanë se një variant i COVID-19 i gjetur në vend po lëviz 70 për qind më shpejt se llojet e tjerë.

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave nga Co*id-19 në Kosovë, mes tyre edhe një 29-vjeçar
Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave nga Co*id-19 në Kosovë, mes tyre edhe një 29-vjeçar

Zyrtarët thanë se ndërsa ky lloj duket se po përhapet më shpejt se të tjerët, nuk ka asnjë provë që çon në sëmundje më të rëndë COVID-19, ose është më vdekjeprurëse.

Raste me këtë lloj të ri të virusit janë identifikuar edhe në Australi, Danimarkë dhe Holandë.

Burimi i lajmit: https://people.com/health/antarctica-records-first-covid-cases/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Merrte para në këmbim të lejeve të legalizimit, pranga drejtorit të Kadastrës

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat, Ervin Nelaj ka rënë prangat e policisë. Ndaj 38-vjeçarit, është ekzekutuar masa e sigurisë ‘’Arrest...

I dënuar për vrasjen e 4 oficerëve, Dritan Dajti dërgohet me urgjencë në spital

I dënuari për vrasjen e 4 oficerëve të policisë, Dritan Dajti është dërguar në spitalin e QSUT-së, teksa mësohet se do t'i nënshtrohet një...

Pse BE duhet të shpejtojë me integrimin e shpejtë të Ballkanit në union

Nga: Srđan Cvijić & Dimitar Bechev “European Western Balkans” Në vitin 2006, Javier Solana, kreu i atëhershëm i diplomacisë së Bashkimit Evropian, deklaroi se misioni...

Dënohet Konte, ja sa ndeshje do të mungojë trajneri i Interit

Trajneri i Interit, Antonio Konte u dënua me dy ndeshje mungesë. Gjykata Sportive e Serisë A vendosi që tekniku zikaltër të përjashtohet për dy...

Astrit Patozi zbulon se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi do të kandidojë në Tiranë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Një ndër nga arsyet e marrjes së...