E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Angela Merkel, si e ka dominuar për 15 vite Gjermaninë dhe Evropën

Prej 22 nëntorit 2005, kancelarja gjermane Angela Merkel ka qenë liderja kryesore e Bashkimit Evropian. E lindur në perëndim, por e rritur në lindjen komuniste, Merkel i ngjiti shpejt shkallët e karrierës. Kjo falë mbështetjes së kancelarit legjendar Helmut Kol.

Por kur ky u përfshi në një skandal korrupsioni në vitin 1999, Angela e braktisi, duke marrë vetë drejtimin e CDU-së.

Politikat e saj të kujdesshme, e forcuan shumë ekonominë gjermane. Pas krizës financiare të viteve 2008-2009, ajo u bë shumë e urryer në Evropë, sidomos në Greqi, për shkak të masave të kursimit që imponoi si kusht për dhënien e ndihmës.

Në vitin 2015, imazhi i saj në kontinent ndryshoi, kur vendosi të pranojë mbi 1 milionë refugjatë, kryesisht sirianë. Dy vite më parë, ajo vendosi të mos rikandidonte më për një mandat të pestë, ndaj do të lërë detyrën në vjeshtën e vitit të ardhshëm, pas plot 16 viteve, kur e ka dominuar në të gjitha aspektet Gjermaninë dhe Evropën.

                                            TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...