E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Angela Merkel shpallet gruaja më e fuqishme në botë

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shpallur si gruaja më e fuqishme në botë. Revista ‘Forbes’ ka publikuar emrat e grave më të fuqishme në botë për 2020. Në krye të listës për këtë vit qëndron kancelarja gjermane, Angela Merkel, e pasuar nga presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.

Në pesë vendet e para bëjnë pjesë edhe nën-presidentja e zgjedhur amerikane, Kamala Harris, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe filantropja amerikane, Melinda Gates.

“Lideret e listës së 100 grave më të pushtetshme në botë e revistës ‘Forbes’, luajnë rol tejet të rëndësishëm në të përcaktuarit e asaj se si do të duket bota pas pandemisë.

Fuqia e tyre kalon përtej fushave ekonomike dhe politike, për të transformuar industrinë dhe për të zgjidhur çështjet më urgjente shoqërore. Fuqia e tyre për të na çuar përpara, nuk ka qenë kurrë më e nevojshme”, thuhet në deklaratën e revistës që ka renditur emrat. Pjesë e listës së dhjetë femrave më të fuqishme në botë, po sipas ‘Forbes’ janë: Mary Barra, Nancy Pelosi Ana Patricia Bioton, Abigail Johnson dhe Gail Bourdreaux.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...