Politikë

Anëtarët e KQZ-së me truproja, Vasili: As pistoletat, as muskujt e tyre nuk ju mbrojnë dot

               Publikuar në : 15:52 - 12/06/19 S.N

Pesë anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve iu është vendosur truprojë nga Njësia Speciale e Policisë.

Situata e tensionuar politike dhe dalja e KQZ kundër Presidentit të Republikës ka sjellë masat e sigurisë për kreun e KQZ, Klement Zguri, zëvendës kryetarin Denar Biba dhe 3 anëtarët e tjerë Edlira Jorgaqi, Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i cili i referohet anëtarëve të mazhorancës si “puçistë që kanë shkelur dhe dhunuar në emër të Rilindjes dhe me urdhër të saj”.

Vasili iu bën thirrje atyre që të mos bëhen gazi i botës me truproja sepse sipas tij as muskujt dhe as pistoletat e ‘bodyguard’-ëve nuk i mbrojnë dot nga ligji që ata kanë shkelur.

“A vlejnë pistoletat dhe muskujt e bodyguardëve për t’i mbrojtur këta anëtarë të KQZ-së nga dita shumë e afërt e gjykimit për dhunimin, që ata i bënë ligjit”, shprehet ish-deputeti i LSI-së.

Truprojat janë në dispozicion të anëtarëve të KQZ prej pak ditësh. Kujtojmë se hera e fundit që anëtarët e KQZ kanë qenë me truproja, kanë qenë në zgjedhjet e 2011-ës.

Postimi i plotë:

Ai i mbrojne dot bodyguardet anetaret e rilindjes ne KQZ nga pergjegjesia para ligjit ???

Anetaret e rilindjes ne KQZ kane tani nga pas bodyguarde,qe jua ka vene qeveria.

Keta anetare jane thjesht puçiste,qe kane shkelur kushtetuten dhe ligjin duke refuzuar dekretin e presidentit.

Kercenimi i vetem ketyre anetareve te KQZ, ju vjen nga ligji, te cilin e kane shkelur dhe dhunuar ne emer te rilindjes dhe me urdher te saj.

A i mbrojne dot bodyguardet keta anetare te KQZ nga pergjegjesia shume e rende e shkeljes se ligjit?

A vlejne pistoletat dhe muskujt e bodyguardeve per ti mbrojtur keta anetare te KQZ nga dita shume e afert e gjykimit per dhunimin,qe ata i bene ligjit.

E kane kot fare keta te KQZ qe behen gazi i botes me bodyguarde nga prapa.

Gjithshka kane bere e bejne ne menyre skandaloze, duke shkelur ligjin per hesap te rilindjes dhe kunder popullit eshte mbajtur shenim dhe pergjegjesia e secilit perpara ligjit eshte e do te jete individuale dhe e pashmagshme…!!

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT