E hënë, 18 Janar, 2021
4 C
Tirana

Anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve, KQZ u dërgon letër 4 partive politike

KQZ i ka dërguar letër katër partive kryesore në vend PS, PD, LSI dhe PSD për propozimet për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve.

KQZ informon se pranë këtij institucioni, PS dhe PD duhet të propozojnë nga dy anëtarë në KZAZ, anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër çift, dhe sekretarin e KZAZ-së, në KZAZ-të e renditura me numër tek.

Gjithashtu, 30% e anëtarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Socialiste dhe 30% e anëtarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Demokratike, duhet të jenë nga secila gjini.

NJOFTIMI I KQZ:

Partitë politike që gëzojnë të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve për zgjedhjet për Kuvend, duhet të dorëzojnë propozimet e tyre dhe dokumentacionin përkatës brenda datës 11 Janar 2021.

Pranë KQZ-së do duhet të depozitojnë propozimet dhe dokumentacionin përkatës si më poshtë vijon:

  1. Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë:

– dy anëtarë në çdo KZAZ;

– anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër çift;

– sekretarin e KZAZ-së, në KZAZ-të e renditura me numër tek.

Partia Demokratike do të propozojë:

– dy anëtarë në çdo KZAZ;

– anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër tek;

– sekretarin e KZAZ-së, në KZAZ-të e renditura me numër çift.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të propozojë një anëtar në çdo KZAZ;

  1. Partia Social Demokrate do të propozojë një anëtar në çdo KZAZ;

Në shkallë vendi, 30% e anëtarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Socialiste dhe 30% e anëtarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Demokratike, duhet të jenë nga secila gjini.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi publikon listën, ja 13 kandidatët e LSI për deputetë në Tiranë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit. Kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi ka lënë pas kryedemokratin...

Ndryshimi i emrit dhe logos, zyrtari i Interit komunikon qëndrimin e klubit

U bë me bujë lajmi se Interi do të ndryshonte emrin nga “FC Internazionale Milano” në “Inter Milano” por edhe logon që nga stema...

A do trazojë ujërat në Rusi, rikthimi i krye-opozitarit Sergei Navalni?

Nga: Ekaterina Kotrikadze “Project Syndicate” Aleksei Navalni është gati të trazojë ujërat në muajin më “dembel” në Rusi. Ashtu si në kohën e Bashimit Sovjetik,...

SHBA: Kishte frikë nga koronavirusi, 36-vjeçari jetoi për 3 muaj në aeroport

Një burrë i cili ishte i frikësuar për të kryer një fluturim për shkak të pandemisë së koronavirusit, jetoi i fshehur në një zonë...

Ulet ndjeshëm numri i të prekurve me Covid, 4 viktima

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 4 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë...