E diel, 17 Tetor, 2021
17.5 C
Tirana

Analiza e humbjes së zgjedhjeve, Bardhi përplaset me drejtuesit politikë

Mbledhja e Kryesisë Partisë Demokratike, e cila ka nisur që prej orës 18:00 në selinë blu, është shoqëruar me debate të shumta. Drejtuesit politikë, kanë debatuar me Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, për mënyrën e hartimit të dokumentit të analizës së humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas Spahos, ai e ka arritur objektivin e tij në qarkun e Korçës, pasi mori 5 mandate, diçka që ishte brenda objektivit, dhe e ka konsideruar si rezultatin më të mirë.

Nga ana tjetër, Bardhi është shprehur se metodologjia e analizës nuk është bërë prej tij, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentët.

Në debat janë përfshirë edhe Edi Paloka, Oerd Bylykbashi dhe Fatbardh Kadilli.

Pjesë nga debati

Edmond Spaho: Aty në raport z.Bardhi thua që Korça nuk ka dalë brenda pritshmërive? Si e shpjegon? Unë kam bërë tjetër analizë. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate kam fituar 5 mandate

Gazment Bardhi: Metodologjia e analizës nuk është bërë nga unë, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentët. Mbi bazën e asaj metodologjie është bërë analiza.

Edi Paloka: Ky dokument është bërë që dikush të dalë mirë dhe dikush keq.

Oerd Bylykbashi: Qarku i Durrësit del në analizë si qarku me performancën më të dobët. Po si mund të dalë qarku i Durrësit me performancë më të mirë me atë objektiv që u vendos?

Fatbardh Kadilli: Duhet parë me kujdes, analiza nxit emulacionin. Dikush më mirë, dikush më keq. Raporti sa i përket faktorëve të jashtëm është i mirë, ndërsa për faktorët e brendshëm nuk kanë dalë evidente, ndërkohë që duhet të kishin dalë.

Lexo edhe :   Venecia: Kushtetuesja s’ka kompetencë për të shqyrtuar vendoret e 30 qershorit
Lexo edhe :   77-vjetori i Berishës, Basha jep mesazhin e koduar (VIDEO)

Paloka-Bardhit: A duhet matur me vota rezultati apo me mandate të arritura. A quhet objektiv minimal apo maksimal që për 3900 vota nuk u mor mandati i 7?

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...