Deputetja demokrate Grida Duma, ka qenë e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të moderatorit Arjan Çani. Në panel përballë ishin ftuar edhe dy analistë të rinj, Arjan Curri dhe Adriatik Lapaj.
Në pyetjen e Çanit drejtuar analistit të ri Arjan Curri, se si i dukej atij dhe se çmendim kishte për Grida Dumën si politikane dhe si femër, ai tha se si politikane po bëhet gjithnjë e më e mirë, por si femër ka linja perfekte.
Arjan Çani: Curri çmendim ke për Grida Dumën si politikane dhe si femër?
Arjan Curri: Si politikane bëhet gjithnjë më e mirë, por edhe si femër ka linja perfekte.
Grida Duma: “Unë ju falenderoj për komplimentet, por do preferoja që të vihej në dukje më pak ky aspekt në fushën politike”.