E enjte, 3 Dhjetor, 2020
14 C
Tirana

Amnistia në burgje/ Kategoritë e të burgosurve që lënë qelitë për festa

Më të lexuarat

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Prostitucion në qendër masazhi, si rekrutoheshin vajzat në rrjetet sociale

Blutë e Tiranës kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit, dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Në...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

UEFA përzgjedh stadiumin ”Air Albania” për finalen e madhe europiane

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë...

Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull

Gazetari Nikoll Lesi, ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Agron Gjekmarkaj, për të cilin ka folur me superlativa. Në një shkrim në gazetën...

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me...

Zbardhen detajet e ligjit për përfituesit e amnistisë për këtë vit. Viti 2016 ishte viti i fundit i përfituesve të amnistisë, ndërsa për këtë vit, pak kohë më parë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri me dije se nga kjo amnisti pritet të përfitojnë rreth 50 për qind e grave të dënuara dhe të miturve, që shënon përqindjen më të lartë të viteve të fundit për përfituesit e kësaj kategorie. Por gazeta ka mësuar më shumë detaje se kush janë kategoritë e të burgosurve që do të përfitojnë jo vetëm liri, por edhe ulje të dënimit.

Sipas vendimit të Ministrisë së Drejtësisë, këtë vit do të përfitojnë të gjithë ata meshkuj që janë të dënuar me 2 vite burg të formës së prerë deri në fund të muajit shtator të këtij viti. Po ashtu, një tjetër kategori janë edhe femrat dhe të miturit, të cilët janë të dënuar me 3 vite burgim të formës së prerë. Por këtë vit nuk do të përfitojnë nga amnistia vetëm të dënuarit me burgim, por edhe ata që janë të dënuar me shërbim prove.

“Nga amnistia e këtij viti pritet të përfitojnë të gjithë ata meshkuj të dënuar me 2 vite burgim me vendim të formës së prerë deri në 30/9/2019, si dhe femrat dhe të miturit, të cilët janë dënuar me tre vite burgim. Risia e amnistisë të këtij viti është edhe fakti i përfshirjes së të dënuarve me shërbim prove”, thuhet në ligjin e Ministrisë së Drejtësisë. Por pjesë e përfitimit të amnistisë këtë vit pritet të jenë edhe personat femra të dënuara që janë mbi 50 vjeç, si dhe personat meshkuj që janë mbi 60 vjeç.

Ja kategoritë që nuk përfitojnë

Por përveç kategorisë së të burgosurve që përfitojnë liri, ka dhe nga ata që nuk përfitojnë nga amnistia e këtij viti. Në këtë kategori bëjnë pjesë personat të cilët janë të dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu, një tjetër kategori që nuk përfitojnë janë edhe ata që janë dënuar nga gjykata për dhunë në familje, krime seksuale apo korrupsion.

Në draft parashikohet gjithashtu se nuk përfitojnë as të dënuarit për krime zgjedhore, si dhe ata që kanë kryer vepra të rënda penale. Një tjetër kategori që nuk përfitojnë amnisti janë edhe ata persona që janë dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë për të njëjtën vepër penale, duke vijuar më tej edhe me ata persona të cilët i janë shmangur ndjekjes penale apo procesit hetimor. Për femrat dhe të miturit ka edhe një përjashtim tjetër. Në pikën 8, të nenit 3 thuhet se femrave dhe të miturve, që nuk përfshihen tek kategoritë përfituese, u zbriten 1/4 e dënimit të mbetur, pavarësisht kritereve ndalues. Përjashtohen vetëm ata që janë përsëritës të së njëjtës vepër penale.

“Nuk përfitojnë nga ky nen personat, që i janë shmangur ndjekjes penale apo procesit hetimor të kryer nga organi procedues deri në datën 30.09.2019 ose personat përsëritës të së njëjtës vepër penale. Nuk përfitojnë nga ky nen të gjithë personat, të cilët mbajnë apo kanë mbajtur një funksion publik dhe janë subjekt i ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar, si dhe personat funksionarë publikë, që janë në ndjekje penale në hetime paraprake ose në proces shqyrtimi gjyqësore në çdo fazë apo nivel gjykimi”, thuhet në draftin e Ministrisë së Drejtësisë. Sipas juristëve edhe vitin që kaloi ishte parashikuar për amnisti, por ajo dështoi për një sërë arsyesh, mes të cilave edhe shkaqe politike. Në vitin 2016 nga amnistia përfituan rreth 700 të burgosur. I njëjti numër përfituesish pritet të jetë edhe këtë vit. Në total numri i të dënuarve dhe atyre që qëndrojnë në paraburgim, arrin në 5 mijë. Ky draft pritet që të miratohet nga qeveria brenda këtij viti, duke u dhënë mundësinë shumë të dënuarve që të kalojnë festat e fundvitit me të afërmit e tyre. /Gazeta SOT

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama mbledhje urgjente në Ministerialin e OSBE: Bëj thirrje për bashkëpunim

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të radhës në OSBE, ka marrë fjalën në nisje të Ministerialit të kësaj organizate. Rama u shpreh...

Vaksinat janë gati, por si do të shpërndahen tek miliarda njerëz?

Nga: Liz Breen & Sarah Shifling “The Conversation” Vaksina Pfizer/BioNTech, sapo është aprovuar për përdorim të gjerë në Britaninë e Madhe dhe qeveria ka urdhëruar...

E FUNDIT/ Kapshtica do qëndrojë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor

Pika Kufitare e Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor. Në vijim të masave të marra nga qeveria...

Prostitucion në qendër masazhi, si rekrutoheshin vajzat në rrjetet sociale

Blutë e Tiranës kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit, dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Në...

“S’kishim lekë për operacionin e mamit”, këngëtarja prek me historinë familjare

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka ndarë me publikun disa çaste mjaft të vështira që ka kaluar në jetën e saj. Pavarësisht buzëqeshjes rrezëllitëse që na...