E mërkurë, 21 Tetor, 2020
6 C
Tirana

Ambasadorja e OSBE/ODHIR: Do mbajmë sytë hapur për blerje votash

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Rekord i ri të infektuarish, konfirmohen 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ende nuk ka asnjë shenjë përmirësimi nga situata me pandeminë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona. Burime zyrtare nga...

Kina, 3 Hëna artificiale në orbitë për të kursyer energjinë elektrike

Ambicia e hapur e Kinës për të qenë superfuqia kryesore e botës, po shtrihet edhe në dominimin e hapësirës, ku rivalja kryesore është sërish...

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

Gjatë ditëve të fundit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë mbi mënyrën e aplikimit për Lotarinë Amerikane. Të gjithë ata persona të cilët...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sherr me Luanën gjatë emisionit? Zbulohet e vërteta e largimit të Veleshnjës

Pak ditë më parë u aludua se aktori i humorit Rezart Veleshnja, kishte pasur një zënkë me moderatoren Luana Vjollca, dhe për këtë arsye...

Rekord infektimesh në Itali/ Rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

Sikundër u njoftua më herët, Italia do të nis me masat e reja kufizuese, në tentativë për të ulur numrin e të infektuarve. Vala...

“Kam kaluar koronavirusin”, Alketa Vejsiu rrëfen përjetimet

Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se e ka kaluar koronavirusin. Edhe ajo nuk i ka shpëtuar infektimit me COVID-19, por fatmirësisht simptomat duket se...

Në një klimë të ndezur politike, në prag të protestës së 6-të kombëtare antiqeveritare të opozitës, që do zhvillohet të shtunën në mbrëmje, misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it nisi zyrtarisht punën, të premten, (24.05.2019). Misioni është ftuar nga Qeveria Rama për të vëzhguar zgjedhjet lokale, të caktuara me dekret presidencial të zhvillohen muajin e ardhshëm, më 30 qershor.

Çështja më e nxehtë për procesin zgjedhor të lokaleve 2019 është vendimi i opozitës jashtë parlamentit, e kryesur nga PD, për të mos marrë pjesë në këto zgjedhje dhe për të mos lejuar zhvillimin e tyre. Ndërkohë përgatitjet për procesin zgjedhor po ecin sipas afateve të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor i Shqipërisë. Në këtë kontekst është edhe ardhja në Shqipëri e misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it.

Glover- Sytë hapur për blerje votash

Kryesuesja e këtij misioni, Ambasadorja Audrey Glover, në konferencën për shtyp, të premten, me rastin e fillimit zyrtar të punës së misionit, bëri me dije se ku do të përqëndrohet puna. “Këto janë zgjedhjet e 14-ta që OSBE/ODIHR vëzhgon në Shqipëri. Do të mbajmë sytë hapur për të vëzhguar fenomenin e blerjes së votës apo parregullsi të tjera,” tha ajo .

Akuza për blerje votash në zgjedhjet partlamentare 2017 nga qeveria Rama dhe lidhjet e saj me krimin janë shkaku që ka shpallur opozita për protestat e saj antiqeveritare, të nisura në mes të shkurtit të kaluar dhe i bojkoti i lokaleve 2019. Sipas opozitës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe  të ndershme më 30 qershor pa rrëzimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie kalimtare që të garantojë votën e lirë.

Sa dhe si janë zbatuar rekomandimet nga misionet e kaluara të OSBE/ODIHR-it?

Vëzhguesit ndërkombëtarë do të kenë në fokus edhe të tjera ҫështje. “Administrimi i zgjedhjeve do të jetë në fokusin tonë. Do të shikojmë sa janë zbatuar rekomandimet e misioneve në zgjedhjet e kaluara. Do të shikojmë edhe pjesëmarrjen e grave dhe pakicave, regjistrimin e votuesve dhe  kandidatëve, median, financimin e fushatës dhe mënyrën sesi zgjidhen ankesat dhe apelimit,” tha të premten ambasadorja Glover.

Lexo edhe :   Dallga opozitare ende s’është shfaqur
Lexo edhe :   Dallga opozitare ende s’është shfaqur

Vëzhgim i procesit zgjedhor edhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Ambasadorja Glover bëri me dije se nuk i “ka ndodhur që të vëzhgojë zgjedhje në ndonjë vend ku opozita nuk ka marrë pjesë”, siç duket që mund të ndodhë në Shqipëri. Ajo tha se edhe në një rast të tillë misioni “do të raportojë si gjithmonë atë që do të shohë, atë që do të ndodhë gjatë procesit zgjedhor”.

“Për  ne e rëndësishme është që zgjedhësit të kenë besim tek integriteti i procesit zgjedhor. Zgjedhësit duhet të jenë në gjendje të zgjedhin dhe të votojnë në mënyrë reale. Duhet të zgjedhin mes kandidatëve që duhet të bëjnë fushatë në kushte të barabarta. Zgjedhësit duhet të jenë në gjendje ta hedhin votën në mënyrë të lirë, të  fshehtë dhe të jenë të sigurtë që vota e tyre do të numërohet në mënyrë korrekte. Roli ynë është të japim një vlerësim teknik të këtij procesi. Nuk jemi të interesuar për rezultatin e zgjedhjeve por për transparencën e procesit,” sqaroi ambasadorja Glover.

Të premten, Presidenti i Republikës Meta, shprehu me një postim në median sociale, gadishmërinë e tij për ta „ rishikuar dekretin presidencial lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve lokale më 30 qershor 2019″ , që me fjalë të tjera do të thotë mund të shikojë shtyrjen e zgjedhjeve.  Por dialogu mes opozitës dhe qeverisë, rënia dakort për të shtyrë datën e zgjedhjeve duket ende larg. Lideri i opozitës Basha, ka refuzuar thirrjet publike të ditëve të fundit të kryemnistrit Rama, për t’u ulur në tryezën e bisedimeve. Ai pranon vetëm dialog pa Ramën kryemnistër. Axhenda  e opozitës është vijim i protestave antiqeveritare dhe i mosbindjes civile, deri në rrëzimin e qeverisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Diplomati zbulon detajet: Ministri grek është me origjinë shqiptare

Ish-drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore, Ksenofon Kristafi ka folur lidhur me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Në një prononcim për “Open”,...

Arjan Çani: Dendias me origjinë nga Vunoi i Shqipërisë, kushëri me Ramën

Moderatori Arjan Çani ka hedhur disa hipoteza lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe kryediplomatin Nikos Dendias, duke pohuar se të dy janë të afërm...

‘Deti’, Hajdari: S’ka zgjidhje tjetër përveç Hagës

Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës. Vendimi në fjalë u mor sot në takimin që zhvilloi ministri...

A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!

Nga: Ben Andoni Do jetë e vështirë për presidentin Ilir Meta të bëjë diçka, të lartësisë së egos së vet, me mbarimin e mandatit si...

Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin, pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”. Jonida Jonuzi e cila ankohet...