E enjte, 17 Qershor, 2021
16.5 C
Tirana

Ambasadorja amerikane: Ka nga ata që nuk e duan Reformën në Drejtësi 

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, mbetet e vendosur lidhur me qëndrimin e SHBA për Reformën në Drejtësi. Ajo pranoi publikisht në një intervistë për “Euronews Albania”, se ka dhe nga ata që nuk e duan Reformën në Drejtësi.

Do të përpiqem edhe pse e di që diplomatikisht nuk mund të përgjigjeni, por a e dini se kush nuk e do?

Ambasadorja Kim: Mendoj se ka shumë që nuk e duan.

Dhe vazhdoni të punoni me ta?

Ambasadorja Kim: Mendoj se ka shumë që nuk e duan. Unë punoj me një gamë të gjerë njerëzish, dhe do të vazhdoj ta bëj këtë.

Ambasadorja Kim tha se askush nuk duhet të pretendojë përsosmëri, pasi kjo nuk është e mundur. Ajo u shpreh se për qeverinë amerikane, Reforma në Drejtësi në Shqipëri mbetet përparësi, por dhe për të personalisht. Ambasadorja Kim shtoi se padiskutim që do ketë frystrim, por ajo do të bëjë përpjekjet maksimale. Ndërsa iu drejtua klasës politike që të tregojnë seriozitetin e tyre, për ta bërë këtë realitet.

“Por ajo që mund t’ju them është që për qeverinë amerikane, Reforma në Drejtësi në Shqipëri mbetet përparësi dhe, për mua personalisht, mbetet një përparësi dhe kam në plan t’i kushtoj gjithçka mundem për ta bërë realitet.

Do të thotë që do të ketë frustrim, e pres këtë të ndodhë, sepse ka disa që nuk duan që të ndodhë. Ka edhe çështje kapacitetesh. Por ajo që mund të them është se do të bëj përpjekjet e mia më të mira; kushdo rreth meje do të bëjë më të mirën dhe tani është në dorën e udhëheqësve politikë që të tregojnë seriozitetin e tyre për ta bërë këtë realitet,” u shpreh Kim.

Lexo edhe :   A do ndiqen nga SPAK të shpallurit “non grata”? Fati i "peshqve të mëdhenj"...
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin...

Italia ”shkërmoq” Zvicrën dhe kalon në raudin tjetër të ”Euro 2020”

Përfundon ndeshja e Grupit C. Italia ka mundur me rezultatin e pastër 3-0, Zvicrën dhe është kualifikuar në raundin tjetër të “EURO 2020”. Ndeshja u...

Irani synon blerjen e satelitëve rusë

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë "veçanërisht shqetësuese" për sigurinë e trupave amerikane në rajon,...

Padia e Metës për Teatrin Kombëtar, Kushtetuesja tërhiqet për të marrë vendimin

Ka përfunduar pas 12 orësh, seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, e cila filloi mëngjesin e sotëm rreth orës...

“Mos përdor gjuhën e Bashës”/ Spiropali debat me Abilekajn për 25 prillin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe gazetari Enton Abilekaj, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Të ftuar në emisionin ''Open''...