E mërkurë, 13 Tetor, 2021
15.5 C
Tirana

Ambasadori i BE/ Soreca: SPAK të hetojë krimet zgjedhore!

“SPAK të hetojë krimet zgjedhore!”. Kështu u shpreh Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, duke folur sot gjatë një takimi në Durrës me persona me aftësi ndryshe, ku u diskutua edhe për zgjedhjet e 25 prillit. Në fjalën e tij, ai ka kërkuar të dëgjojë ankesat, duke kërkuar që të hetohen të gjitha parregullsitë në mënyrë që sipas tij, të mësohet se ku ka ‘çeduar’ procesi i zgjedhjeve parlamentare. “Arsyet e turit tim në Shqipëri janë dëgjimi i zërit të komuniteteve, zëri i të cilëve nuk është dëgjuar. Dua të dëgjoj problematikat, për të kuptuar se çfarë ka funksionuar dhe çfarë jo. Kjo për t’i bërë zgjedhjet lokale më të mira. Ne kemi qenë prezent në ditën e zgjedhjeve dhe procesin e numërimit. Objektivi ishte te monitoronim procedurën dhe zbatimin e Kodit Zgjedhor. OSBE/ODIHR folën e thanë se zgjedhjet ishin të rregullta e pa probleme. Ka pasur përmirësime nga zgjedhjet e mëparshme. Por për ne është e rëndësishme që të shikohen parregullsitë. SPAK ka mandat për të hetuar krimet zgjedhore. Ne po i ndjekim çështjet nga afër,”-tha Soreca.

Një natë më parë, edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, kërkoi nga KQZ që të hetonte dhe merrte vendime lidhur me kërkesat e opozitës për hetimin e shkeljeve në zgjedhje. “KQZ duhet të hetojë dhe të marrë një vendim”,  tha Kim gjatë intervistës me Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”.

Lexo edhe :   Abuzonte me tenderat, SPAK dorëzon në gjykatë kërkesën për Thoma Gëllçin
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa do të shtrenjtohet energjia?

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat...

Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

Nga: Pajtim Bello Sali Berisha, si në fillimet e 1991, kërkon të sëmbojë demokratët e Kukësit duke evokuar historinë e trevës së tyre. Sjellje tipike...

Mashtrimi me kreditë/Lihet në burg infermierja, lirohet bashkëpunëtorja

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin "arrest me burg" për infermieren Elisabeta Bardhollari dhe "arrest shtëpie" për Orjada Hoxhën, pasi akuzohen për...

I mori jetën gruas në sy të foshnjes/Piloti 33-vjeçar nuk kishte bashkëpunëtor

Autoritetet greke kanë dalë në përfundimin, se në krim për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në muajin maj në Greqi është i shoqi 33-vjeçar,...

Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën

Nga: Lorenc Vangjeli Doktoreshë Albana Fico është një emër shumë i njohur në Tiranë. Në një kohë tjetër, ajo dhe shumë kolegë të tjerë si...