Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Norman Duncan i ka bërë thirrje partive politike që të mos kandidojnë persona të lidhur me krimin dhe korrupsionin.
Norman kujton se afati për dorëzimin e listave të kandidatë të 25 prillit po afron.
Deklarata e tij vjen pas mesazheve të përsëritura nga ambasadorja amerikane Yuri Kim për politikën shqiptare.
”Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit po afron. Partitë politike duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar ose korrupsionin apo të lidhur drejtpërdrejt me ata që janë.”, shkruan Norman në rrjetin social, Twitter.
The deadline to submit candidate lists for MPs for the 25 April #election is fast approaching. Parties must ensure that candidates who want to represent the ?? people are not involved with organised crime or corruption or directly connected to those who are.
— Duncan Norman (@DNormanFCDO) February 25, 2021